Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë?

 

Pyetje:

Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë?

Përgjigje:

Shumica e grave nuk lindin në terminin e përllogaritur të lindjes.

Vetëm rreth 4 % e gjithe grave shtatëzëna lindin vërtetë në ditën e parashikuar. 63 % e lindjeve ndodhin në tre javët që rrethojnë datën e parashikuar, po duhet thënë se, dy javë me pare dhe dy javë më vonë, vlerësohen gjithnjë si normale”.

Duke qenë se një shtatzani zgjat mesatarisht 281 ditë, dhe llogaritet që nga dita e pare e menstruacioneve të fundit. Në gratë me cikël menstrual jo të rregullt ka përjashtime nga ky rregull. Por vështirësia e përllogaritjes së përafërt shfaqet sidomos atëherë kur ndodh që gruaja nuk e mban mend datën e saktë të menstruacioneve të fundit.

Atëherë mjeku obstetër bazohet në të dhënat ekografike të fillimit të shtatëzënisë.

Deri në javën e 12-të të shtatzanisë, embrionet e bebeve rriten pothuajse njësoj. Prandaj bëhet matja e gjatësisë së embrionit me echo-grafi, deri në javën e 12-të dhe kështu na ndihmon të përcaktojmë moshën e barrës, si edhe të parashikojmë datën e lindjes. Kjo e rrit mundësinë që bebi të linde në ditën e parashikuar. Me ekzaminimet echo-grafike pas javës se 12-të të shtatzanisë nuk mund të jemi të saktë në parashikimin e lindjes.

Dr Samire Ademi Lutolli./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts