Me ardhjen e foshnjës në famije, të gjithë harrojnë nënën

Pse është e rëndësishme të kujdesemi për shëndetin e nënës në 6 javët e para pas lindjes dhe çfarë komplikimesh mund të ndodhin?

Gratë shtatzëna shkojnë në vizita të rregullta gjinekologjike dhe kujdesen për shëndetin e tyre si dhe shëndetin e foshnjës që po rritet dhe zhvillohet në barkun e tyre. Megjithatë, kur ajo lind dhe sjellë dhuratën më të bukur në botë, të gjithë përfshirë edhe vet nënën, fokusohen në kujdesin për të porsalindurin dhe harrojnë gjendjen e nënës.

Është e rëndësishme të dini se një grua pas lindjes është shumë e ndjeshme dhe se 6 javët e ardhshme të rikuperimit të saj janë vendimtare për shëndetin e mëtejshëm. Fatkeqësisht, shumë gra përjetuan komplikime në ato javë, madje ndodhi që të humbisnin jetën sepse nuk u kujdesën për gjendjen e tyre.

Specialistët në mënyrë specifike shpjegojn se sa duhet t’u kushtohet vëmendje nënave në periudhën pas lindjes.

“Për një grua 6 javët e para pas lindjes janë më të rëndësishmet. Në atë periudhë, të cilën ne e quajmë lehoni, një grua është më e ndjeshme dhe e prirur ndaj një sërë komplikimesh të mundshme që mund të jenë kërcënuese për jetën e saj. Pas lindjes, të gjithë fokusohen tek foshnja, duke përfshirë edhe vet nënën, dhe disi nëna mbetet në plan të dytë”

 

Disa nga rreziqet që i kanosen femrës pas lindjes

Rreziku i trombozës rritet 40 herë më shumë në krahasim me atë kur një grua nuk është shtatzënë, që është një ndërlikim i paparashikueshëm dhe me pasoja të mëdha, dhe kur një grua lind, në ato 6 javët e para rreziku i trombozës është edhe më i lartë se gjatë shtatzënisë dhe gjatë vetë lindjes së fëmijës. Pra, një grua është në një rrezik shumë më të lartë të rasteve tromboembolike në ato javët e para pas lindjes, gjithashtu shfaqet edhe rreziku i infeksioni, rreziku i gjakderdhjes, rreziku i komplikimeve me dhënien e gjirit, mastitit, abscesit, temperatura e lartë, dobësimi i imuniteti, problemet që shfaqen nga mungesa e hormoneve sepse ka mbaruar shtatzania dhe placenta eshte larguar nga organizmi e cila pati një rol mbrojtës për organizmin e gruas gjatë shtatzanis.

Harrojmë sa shumë mund të ndikojë në gjendjen e saj psikike, çrregullimi hormonal, lodhja, anemia, ushqimi i pamjaftueshëm, mungesa e gjumit… E gjithë kjo e rrezikon nënën në ato javët e para pas lindjes dhe ajo duhet të jetë në fokus nga gjithë familjarët dhe rrethi i saj.

Siç e cekëm më lartë kujdesi ndaj nënës është shumë me rëndësi, ajo solli në botë foshnjën dhe është një rol kryesor në kujdesin dhe ushqyerjen e porsalindurit.

Themi se duhet të kemi kujdes të veçantë për gruan në periudhën pas lindjes. Në momentin që gruaja sjellë foshnjën e saj në familje dhe falënderojm Zotin kur gjithçka shkoi, mirë disi të gjithë e harrojnë atë gruan shtatzënë tani nënë dhe fokusohemi tek i porsalinduri. Megjithate nëna nuk duhet harruar sepse gjendja e saj shëndetësore ajo mendore dhe fizike, është shumë e ndjeshme dhe e pambrojtur.

Letër nga një nënë e lodhur: “I dashur bashkëshort, kam nevojë më shumë për ndihmën tënde”

Unë po e ngre flamurin e bardhë dhe pranoj se jam vetëm një njeri. Po të them sa shumë kam nevojë për ty dhe po të vazhdoja  kështu do e thyej veten, do të lëndojë ty, fëmijët dhe familjen tonë, le të jemi realist:  Edhe ti ke nevojë për mua ashtu siç unë kam nevojë për ty.

Le të jetë ky një përkujtues për të gjithë burrat që janë në mardhanje pune, që duhet përshtatur jetën e tyre me një foshnje të porsalindur dhe me një grua lehon që duhet të rimar veten pas një lindje të vështirë. Pavarësisht se çfarë bëni ju, nuk mund të krahasohet me atë që bën ajo.

Një nënë me një foshnje të porsalindur dhe një fëmijë dy vjeçar, kishte nevojë vetëm për një gjë nga burri i saj dhe ajo vendosi t’ia bënte të qartë atij në vend që të shpresonte se ai do ta kuptonte dhe do t’ia lexonte mendjen. Kjo është arsyeja pse ajo shkroi një letër për bashkëshortin e saj dhe për të gjithë baballarët.

 “Bashkëshorti im i dashur,

më e pakta që mund të bësh është ta mbash në krahë bebin tonë për disa orë gjatë natës, në mënyrë që të flija pak. I dashur bashkëshort, kam nevojë më shumë për ndihmën tënde.”

Pas një dite shumë të lodhshme, kjo nënë shpjegoi se si e pyeti të shoqin nëse mund të kujdesej për foshnjën që të mund flinte më herët përpara se të zgjohej përsëri për ta ushqyer me gji.

“Fëmija po qante, në fakt ulërinte. E dëgjova duke qarë gjatë gjithë rrugës për në katin e dytë të shtëpisë, dhe barku im u shtrëngua nga tingulli dhe pyesja veten nëse duhet të zbres në katin e poshtëm tek bashkëshorti i cili ishte me bebin tonë, apo thjesht të mbyll derën që më në fund të mund të fle pak gjumë për të cilin kisha aq shumë nevojë, zgjodha këtë të fundit”.

Nëna zgjodhi të kujdesej për veten, duke e ditur se i shoqi ishte plotësisht i aftë të kujdesej për fëmijën e tyre që qante. Ajo e shtypi ndjenjën e fajit dhe u përpoq të flinte për një orë. Por 20 minuta më vonë, burri i saj hyri në dhomën e gjumit me foshnjën që ende qante.

“Ti e vendose foshnjën në shtratin tim dhe me një gjest në dukje të qartë, më the se ke mbaruar me kujdesin tënd për foshnjën. Doja të bërtisja. Doja të qaja. Doja të filloja një grindje. Unë po kujdesesha për foshnjën dhe dy vjeçaren tonë gjatë gjithë ditës. Së shpejti duhet të zgjohem përsëri të kujdesem dhe ta ushqej bebin gjatë gjithë natës. Më e pakta që mund të bësh është të kujdeseshe për bebin për disa orë gjatë natës që të fle pak”, shkruan një nënë e lodhur.

“Është përgjegjësia ime të ushqej familjen, ta mbaj shtëpinë të pastërt dhe të kujdesem për fëmijët, është diçka që pritet të bëj, edhe pasi të kthehem në punë pas pushimit të lehonisë. Fajësoj veten për pjesën më të madhe të asaj që nuk mund ta bëjë. E vërteta është se unë dua por kam nevojë për ndihmë.”

Kjo nënë theksoi se i shoqi e ndihmon dhe është një baba i mrekullueshëm, por kjo “ndihmë” nuk mjafton. “Unë jam një qenie njerëzore dhe jam e lodhur, kam nevojë për ty “.

Duke shpresuar se bashkëshorti do ta kuptojë se për çfarë ajo ka nevojë, kjo nënë vendosi të shprehej dhe t’i kërkoj që ai të kujdeset për vajzën e tyre dy vjeçare përderisa ajo është e preokupuar me foshnjën e posalindur. Ta dërgojë atë në kopësht, ta vë në gjumë, kur ajo ka nevojë për gjumë, ai të kujdeset për të.

“E di se është e vështirë të dëgjosh një fëmijë të qajë. Më beso e di. Por nëse unë mund ta qetësoj një foshnje përgjatë gjithë ditës, këtë mund ta bësh edhe ti për një ose dy orë në mbrëmje. Të lutem, unë thjesht kam nevojë për pak kohë për veten në mënyrë që të mund të largohem nga shtëpia, edhe nëse është vetëm për të shkuar në dyqan. Dhe, ditën kur planifikojmë shetitje me fëmijët dhe duket sikur kam gjithçka nën kontroll, kam nevojë që të më zgjasësh dorën tënde.”

Dhe gjëja e fundit, kjo nënë duhet të vlerësohet për gjithçka që bënë.

“Dua të dish se une kurrë nuk do kërkojë nga ti që të qëndrosh në shtëpi dhe të heqësh dorë nga hobi yt dhe aktivitetet sportive. E vetmja gjë më e vështirë sesa t’i bësh të gjitha vet është të pranosh se ke nevojë për ndihmë, pikërisht për këtë arsye burri im, duhet ta marrësh seriozisht këtë letër. Të paktën të kujdesesh për fëmijët tanë kur unë fle gjumë apo kur jam duke bërë një dush apo edhe kur jam duke gatuar për familjen tonë.

Nuk kam nevojë për lëvdata.

Por, unë po ngre flamurin e bardhë dhe po e pranoj se jam vetëm njeri. Po të them se sa shumë kam nevojë për ty”/natalmedia.com

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts