Letër emocionuese nga një foshnje për nënë e tij!

 

Lexoni një letër të bukur të shkruar nga këndvështrimi i një foshnje në barkun e nënës.

 

E dashur mami

Unë nuk të njoh, në fakt, nuk e di kush je si person, por e ndjej rëndësinë tënde. Tani për tani ti je unë dhe unë jam ti.

Ne jemi një.

 

Por së shpejti, do të vie koha për takimin tonë të parë.

Përpara se të vijë ajo ditë (dhe do të vijë, shumë më shpejt nga sa mendon!), dua që ti të dish disa gjëra.

 

Ti je gjithçka e imja, varet nga ti se a do mbijetoj unë. Këtë nuk e them për të të frikësuar (do të vazhdoj të rritem edhe po konsumove shumë kafe, mos u shqetëso por dua të dish se sa e rëndësishme je për mua. Ti më jep gjithçka që kam nevojë. Dhe unë jam duke përparuar kaq mirë falë teje.

Dhe për këtë, faleminderit, mami.

Më vjen keq për të gjitha vështërësit e mundimet… për dhimbjet e këmbëve, për pagjumësinë kur dëshiron të flesh kaq shumë, me fal që të shtyp fshikëzën dhe të bëj të urinosh aq shpesh për shkakun tim!

Më vjen keq për urthin, për kruarjen e stomakut, për të gjitha strijat, për ëndrrat e çuditshme të shtatzënisë dhe për të gjitha ato qregullimet hormonale. Por, mami, të lutem dije se të gjitha këto gjëra janë si ‘karburant’ për zhvillimin tim. Nuk është e lehtë për ty, por të premtoj se do t’ia vlejë.

Ke durim!

Të lutem më ndihmo të kaloj me lehtësi në këtë jetë.

Kur të përballem me atë tronditje të papritur të lindjes dhe kur befas të ndjej ajrin e ftohtë në trupin tim lakuriq, do të filloj të qaj. Kur të më vendosësh në krahët e tu dhe të më qetësosh me zërin tënd të njohur (i cilin më pëlqeu ta dëgjoja për nëntë muaj!), do të ndihem i qet dhe i sigurt. Dhe kur të dëgjoj zërin e babait tim, do të filloj të marr frymë më lehtë sepse aq shumë më pëlqente ta dëgjoja zërin e tij.

 

Gjithçka që më duhet tani je ti!

 

Do të jet e vështirë shkëputja ime nga barku yt.

Unë do t’a dëshiroj atë ngrohtësinë dhe lëvizjen e barkut, sepse ishte shtëpia ime për një kohë të gjatë.

Do të dëshiroj që të dy të më përqafoni… të më përqafoni dhe të më mbani në krahë – gjatë gjithë kohës!

Do të më kujtojë të vetmen botë që kam njohur ndonjëherë dhe nuk mund ta përshkruaj dhe nuk do të mund t’ju them se sa rëndësi kishte për mua.

Unë gjithashtu nuk do ta di dallimin midis ditës dhe natës. Unë do të vazhdoj të fle sa herë të kem nevojë. Do të jem i uritur dhe dua të thith nga qumshti yt. E di që ndonjëher do jet e vështirë, por dua që ju ta dini se nuk do të jem gjithmonë kaq kërkues.

Do t’ju shpërblej për gjithë mundin tuaj, përfshirë mungesën e gjumit që do të shkaktoj. Unë do të jem qenia e vogël më e bukur të cilën keni parë ndonjëherë – vetëm prisni derisa të ndjeni flokët e mi të mëndafshtë, lëkurën e butë dhe aromatike dhe do ta ndjeni mrekullin!

Marrëdhënia jonë do të lulëzojë dhe unë do të jem dhurata juaj që do të vazhdoj t’ju jap lumturi ndërsa afrohemi dhe njohim njëri-tjetrin gjithnjë e më mirë. Do lozim e qeshim së bashku, do rritemi së bashku.

Të lutem mos ki frikë mami, e di që je pak e frikësuar. Ndjej emocionet e tua (ne jemi një, mos harro). Ti je tashmë nëna për të cilën unë kam nevojë, sepse askush tjetër nuk mund të jetë NËNA IME përveç teje. Nuk ka njeri më të mirë e të duhur për këtë mision hynor.

Dhe nëse nuk dini çfarë të bëni, thjesht më mbani në prehërin tuaj – kjo do të jetë gjithçka që kam nevojë nga ju. Unë ju dua, dhe së shpejti do ta kuptoni se sa shumë ju dua!

Fëmija juaj!/natalmedia.com/

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
SHPËRNDAJE:

Related posts