“Kur mund të vijmë ta shohim beben?

Pyetja të cilën nënat e reja e dëgjojnë vazhdimisht. Të paktën në fillim gjithsesi.

Ndonjëherë edhe para se të shkojnë në spital. Para se të kenë mundësi të flenë. Para se të mund të bëjnë dush pas kthimit nga materniteti.

“Kur mund të vij të shoh fëmijën?” Telefoni i saj bie kur ajo kthehet në shtëpi me një qenie të re – jetën e saj tashmë të re.

Nivelet e saj të estrogjenit dhe progesteronit bien nga më i larti që e kishte në nivelin më të ultë.

Ajo po dridhet dhe është e nxehtë dhe e ftohtë, e djersitur dhe e dobët.

Pavarësisht nëse vendos të ushqehet me gji apo jo, i vie qumshti dhe ajo ka dhimbje dhe fryrje. ⠀⠀⠀⠀

Pavarësisht nëse ajo ka lindur në mënyrë natyrale apo me prerje cezariane, mitra e saj do të tkurret për ditë dhe javë. Ndonjëherë mund të jetë e dhimbshme sa vetë lindja e fëmijës.

Ajo po rrjedh gjak dhe do të vazhdojë të rrjedhë gjak edhe për gjashtë javë të tjera pas lindjes. Trupi i saj ka dhimbje pavarsisht a ka qepje të varrës apo jo.

Ajo ka vështërsi për të shkuar në tualet – nuk mund të kontrolloj urinimin kur qesh, teshtin ose kur kollitet.⠀⠀⠀⠀

Muskujt e saj kryesorë janë të dobët, gjë që e bën të vështirë lëvizjen normale.

Ka strija dhe variçe, rënie flokësh dhe puçrra, shikim të turbullt dhe sy të thatë. Veten po e shikon si një të huaj në pasqyrë. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀

Ajo është plotësisht e rraskapitur. Ai nuk fle më shumë se një orë për ditë apo javë. ⠀⠀⠀⠀⠀⠀

Çdo liri që ajo kishte – të bënte punët e shtëpisë, të shkonte në punë, të bënte dush, të hante, të urinonte, të flinte – tani për tani të gjitha këto janë të parealizueshme.

Kështu që kur të hyni në shtëpinë e saj, së pari shikoni ATË. Jepini asaj hapësirë që të shërohet dhe të forcohet dhe të pushojë.

Jini aty nëse ajo ka nevojë. Ofroni ndihmën tuaj dhe pastaj ndihmojeni atë.

Kujdesuni për fëmijën, sigurisht. Por mos harroni të kujdeseni për nënën./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts