Ju lutem mos pini duhan në prani të fëmijëve të mi

Pirja e duhanit është një zakon i dëmshëm që duhanpirësit rrezikojnë shëndetin e tyre dhe mjedisit rrethues. Studimet të shumta kanë vërtetuar ndikimin e dëmshëm të pirjes pasive të duhanit në sistemin e frymëmarrjes të fëmijëve. Fakti është se një numër i konsiderueshëm i prindërve i ekspozojnë fëmijët e tyre ndaj pirjes pasive dhe thithjes së tymit të dëmshëm të duhanit.

Prindërit që nuk pinë duhan përballen me pirjen pasive të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të fëmijëve të tyre në ambientet publike. Askush nuk është imun ndaj dëmit që sjellë pirja e duhanit. Pirja e duhanit pasiv tek fëmijët është një problem shumë serioz i shëndetit publik.

Fatkeqësisht fëmijët e atyre prindërve që janë duhan pirës nuk kanë zgjedhje as mundësi për ta kursyer veten e tyre. Duhanpirja nuk ju bënë person të keq apo prind, të keq të gjithë kanë zakone dhe vese të ndryshme, dhe secili ka liri të plotë për të vendosur se çfarë te bëjë, por mos e bëni këtë në prani të fëmijëve tuaj dhe fëmijëve të mi, mos e dëmtoni shëndetin e tyre, në fakt mos e bëni pranë atij që nuk dëshiron të thithë tymin e dëmshëm të duhanit.

Pyesni veten tuaj se a do t’i afroni fëmijëve tuaj pije alkoolike? Sigurisht se përgjigja juaj do ishte JO sepse kjo pije është e rrezikshme për ta.

Tymi i cigarës përmban më shumë se 4000 kimikate të dëmshme, 50 prej tyre janë kancerogjene. Pirja pasive e duhanit shkakton sëmundje serioze kardiovaskulare respiratore, kancerin e mushkrive, etj.

Disa duhanpirës nuk janë të informuar me kërkimet shkencore që tregojnë për rreziqet shëndetësore të pirjes pasive të duhanit, vetdijësimi i prindërve është më se i nevojshëm për të siguruar një mjedis të shëndetshëm për fëmijët e tyre.

Edhe pse prindërit duhan pirës përpiqen t‘i paralajmërojnë fëmijët e tyre për rreziqet e pirjes së duhanit, përpjekjet e tyre nuk do jenë të frytshme sepse fëmijët për model marrin veprimet e prindërve para fjalëve të tyre.

Kurseni fëmijët dhe mos lejoni që ata të vuajnë pasojat e veprimeve tuaja./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

Të ndryshme