Fëmijët e mi nuk janë nxënës të shkëlqyer. “Shtypini pak”, thotë mësuesi.

I kam admiruar gjithmonë fëmijët punëtorë, të përkushtuar që janë nxënës të shkëlqyer, luajnë dy sporte, luajnë një instrument dhe janë po aq të suksesshëm në çdo gjë që bëjnë. I kisha zili prindërit që kanë fëmijë të tillë, veçanërisht i kisha zili prindrit për mundin dhe forcën që bënë për të organizuar dhe realizuar gjithçka. Zemra m’u mbush për shkak të fotove në rrjetet sociale ku fëmijët shfaqen me medaljet e arta, për çdo foto të librezave të tyre me pesa, isha krenare që ekzistojnë fëmijë të tillë dhe rriten këtu mes nesh.

Fëmijët e mi nuk janë aq të shkëlqyer në mësime. Ata nuk kanë ndjenjën se kjo është gjithçka që pritet prej tyre, ndaj i përcaktojnë vetë prioritetet. Ndihem keq sa herë shkoj në mbledhje të prindërve. Shtrëngoni pak, thotë mësuesi. I shtrëngoj shumë, por as kjo nuk po sjellë rezultate pozitive. Nuk mund të shtrëngohen më fort.

Isha e mërzitur, sepse doja t’u tregoja se sa i mrekullueshëm është suksesi, sa krenar dhe i fortë ndihet një person pas një suksesi të arritur në shkollë. Doja që ata të jenë të suksesshëm sikurse prindërit e tyre, në një moment kuptova se kjo që unë po kërkoja është e pamundur. Ata nuk janë unë. Nuk mund t’i detyrojë të mësojnë edhe katër orë tjera pasi kthehen nga shkolla.

Ata janë vetëm gjatë gjithë ditës, ndërsa unë jam në punë. Ata mësojnë shumë pak gjatë asaj kohe. Ata mbarojnë detyrat e shtëpisë dhe më pas bëjnë gjëra të mahnitshme. Këto janë gjërat që më bëjnë krenare për ta. Këto janë medaljet e tyre të arta, me emrin tim të gdhendur në to. Nuk është postuar kurrë në asnjë rrjet social.

Vajzat e mia të vogla vendosën të më bënin një tortë me krem pana. Ata gjetën një recetë të thjeshtë në internet dhe e bënë për ditëlindjen time, atë ditë ata nuk hëngrën në shkollë kursyen para që unë të kisha numrin 40-të mbi tortë. I biri kishe rregulluar shtëpinë, mbi tavolin kishte lule, qirinjë, bizele të gatuara, edhe atë ditë si çdo ditë tjetër të zakonshme më pritën përqafimet e tyre të ngrohta.

Më shkruanin poezi, vizatonin kryevepra mbi të cilat shkruhej se ishte vetëm për mua dhe se unë isha nëna më e mira në botë. Dhuratat e shumta të bëra me lecka… Më vizatuan me stilolapsa këmishën time të bardhë e të mërzitshme prej pambuku, që të ishte shumëngjyrëshe që të mund të ëndërroja më mirë në të. Ata fshinë vaskën dhe lavamanin, lanë dhe hekurosën rrobat. Më bënin vathë nga qershitë që i mblidhnin vetë, më ngushëllonin kur kisha ditë të vështirë… “Mos u shqetëso mami, gjithçka do të jetë në rregull”. Ata bënë pazar, ndihmonin komshijën e moshuar, ndihmonin një tjetër me një projekt në shkollë.  Ata nuk më sillnin shqetësime ishin të ndëgjueshëm e të respektueshëm, ishin në tryez kur ishte koha për të ngrënë dhe ishin të bashkuar dhe pjesëmarrës në bisedat familjare.

Më bënin masazh kurrizin dhe u shtrinë pranë meje natën derisa më zuri gjumi. Më bënin petulla dhe çaj kur isha e sëmurë që të shërohesha sa më shpejt. Në terracë kisha kafen e mëngjesit. Më sollën mace, qen, iriq dhe një sorrë për t’i shëruar së bashku. Më lanë mesazhet më qesharake të ngjitura në frigorifer. Kuptuan vendimin tim për të mos jetuar me babanë e tyre, nuk na gjykuan as nuk anonin nga njëri prind, i mirëpritën dashurit tona të reja, pranuan të gjitha ndryshimet dhe u përshtatën. Ata kanë qenë gjithmonë forca, forca shtytëse dhe frymëzimi im dhe i babas së tyre, ata ishin skuadra jonë.

Veprat e tyre madhështore i bëjnë të tre figurat më të mëdha në jetën time. Unë nuk jam e njëanshëme, por më tepër krenar për faktin që kam krijuar një çerdhe njerëzish cilësorë në shtëpinë time, të cilët do të kenë sukses në jetë kudo që të shkojnë.

Asnjë pesë në matematikë, fizikë dhe kimi nuk mund ta vlerësoj fëmijët e mi për atë çfarë janë./natalmedia.com

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

Të ndryshme