7 gjëra që nuk duhet t’ia thoni partnerit në prani të fëmijëve

Disa ekspertë të marrëdhënieve ndër njerëzore kanë veçuar shtatë fraza e që në dukjen e parë mund të jenë të padëmshme që nuk duhen përdorur në komunikim me partnerin tuaj në prani të fëmijëve.

Fëmijët mësojnë shumë për mënyrën se si funksionon komunikimi duke parë ndërveprimet e prindërve të tyre. Nëse ju jeni të pakujdesshëm, edhe fëmijët do të jenë të tillë. Nëse jeni të zemëruar, edhe fëmijët do të zemërohen. Nëse përdorni fjalë të pahijshme, do i përdorin edhe ata. Natyrisht, kjo vlen edhe për atë territor paksa më pak të dukshëm: fraza të thëna pa vetëdije që, në shikim të parë, tingëllojnë të padëmshme. Disa ekspertë të marrëdhënieve kanë veçuar shtatë fraza që nuk duhen përdorur kur komunikoni me partnerin në prani të fëmijëve:

  1. Je shumë i ndjeshëm

Në përgjithësi, askush nuk ka të drejtë t’i tregojë një personi tjetër se si të ndihet. Ky zakon i keq u dërgon fëmijëve një mesazh shumë të keq. “Një deklaratë si kjo i zhvlerëson ndjenjat e partnerit tuaj dhe i thotë se nuk ka të drejtë të mërzitet,” se askush nuk ka të drejtë t’ju tregojë se cili duhet të ishte reagimi i duhur ndaj një situate, sepse ka të bëjë me ndjenjat tuaja.

  1. Nuk më intereson

“Nëse partneri juaj ju kërkon një mendim ose një ide, frazat si ‘nuk më intereson’ ose ‘nuk jam i interesuar’ dërgojnë një sinjal se ju nuk jeni të interesuar për atë që ai ka për të thënë”. Ka mënyra më të sjellshme për të treguar se nuk jeni të interesuar, si p.sh: nëse dëshironi të porosisni ushqim meksikan apo italian për darkë, mund të ktheni përgjigje si p.sh.;

  1. A) të dyja janë të shijshme, dhe
  2. B) pas një dite të gjatë, nuk jeni veçanërisht të interesuar për këtë vendim.
  3. Jam i zënë

Qeniet njerëzore janë më të lidhur se kurrë, por më të vetmuar se kurrë – dhe fraza si kjo; Të thuash se “je i zënë” ose se “nuk ke kohë” ndërkohë që bën diçka në të njëjtën kohë, si shkrimi apo përgjigjja e një emaili, ndërkohë që partneri po përpiqet të marrë ndonjë koment nga ju – e bën atë të ndihet i vetmuar. Fraza të tilla dërgojnë gjithashtu një mesazh të keq tek fëmijët, duke i bërë ata të ndihen sikur nuk janë mjaft të rëndësishëm për ju.

  1. Duhet të shkosh në palestër sepse trupi yt është

Kjo vërejtje mund të ketë një efekt shkatërrues në vetë-imazhin e një fëmije, “Nëse fëmija juaj ju sheh duke shkelur në peshore çdo ditë dhe ju dëgjon të thoni se jeni “i shëndoshë“, ai mund të zhvillojë një imazh trupor jo të shëndetshëm. Jini të vetëdijshëm për gjithçka që thoni dhe bëni sepse është një lloj shablloni që fëmijët thithin ato mesazhe për veten e tyre”.

  1. Kështu të thash

Kjo frazë nuk ndihmon në asnjë marrëdhënie, aq më pak në shtëpi. Mund të duket e padëmshme t’i thuash partnerit se ke të drejtë dhe ai/ajo e ka gabim, por u dërgon fëmijëve mesazhin se qëllimi i komunikimit është të tregosh se ke të drejtë dhe se qëllimi është të kontrollosh situatën dhe jo arritja e një qëllimi të përbashkët”.

  1. Shiko çfarë ke bërë

Një frazë si kjo nënkupton se ju po i zmadhoni gjërat. Kjo sjellje mund të jetë jokonstruktive dhe e vrazhdë. Në vend të kësaj, përqendrohuni se si të rregullohet gabimi dhe për arritjen e kënaqësisë të dy palëve, gabimet duhet të shihen gjithmonë si mundësi mësimi dhe jo si dështime.

  1. Ti kurrë nuk bën asgjë

Të thuash partnerit tënd që ai ‘kurrë‘ asgjë nuk bën dhe është i pa dobishëm në shtëpi nënkupton që nëse ju jeni shumë i zënë me ndonjë obligim mbrenda shtëpisë – të tjerët në familjen tuaj nuk bëjnë aq shumë sa ju dhe nuk kanë të njëjtën barrë. Meqenëse fëmijët shpenzojnë shumë kohë në shtëpi, kjo mund të krijojë përshtypjen se partneri që kontribuon në familje në një mënyrë tjetër nuk po bën asgjë./natalmedia.com

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

Të ndryshme