Fëmija 3 vjeç nuk ka zhvilluar të folurit, çfarë mund të bëjmë?

Pyetje:

Përshëndetje!

Djali im 3-vjeç ende nuk është duke folur. Ai nuk thotë asnjë fjalë, as “mami” as “babi”, dhe mua më duket se ndonjëherë nuk po na kupton. Ju lutem, a mund të më jepni ndonjë këshillë se çfarë duhet të bëj? Kam dëgjuar raste kur fëmijët deri në moshën 5 vjeç nuk kanë folur dhe më pas kanë pasur përmirësime.

Përgjigje:

Përshëndetje! Secili fëmijë e ka rrugën e vet të zhvillimit, prandaj çdo krahasim nuk është i dobishëm! Është shumë e rëndësishmë të kuptohen arsyet e kësaj vonesë. Në moshën 3 vjeç, shumica e fëmijëve mund të thonë më shumë se 200 fjalë.

Kjo mund të ndryshojë varësisht nga fëmija në fëmijë, duke pasur parasysh faktorë si stimulimi gjuhësor, mjedisi, dhe faktorë të tjerë të zhvillimit.

Është e rëndësishme të kuptohet se zhvillimi gjuhësor është një proces individual për secilin fëmijë.

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet nëse ai e kupton atë që i thuhet, nëse mund të kryejë urdhër verbal si “Hidhe topin”, “Ulun atje”, “Ama lodren”.

Duhet të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës i djalit tuaj, si dhe të merret historia zhvillimore e tij që të gjendet shkaku dhe të arrijmë në një konkluzion se pse djali juaj nuk flet ende. Pasi që të bëhet vlerësimi i tij, duhet të krijohet një plan terapeutik se si të mbështetet ai dhe të fillojë trajtimi sa më i shpejtë i tij!

Prandaj, ju rekomandoj që ta dërgoni menjëherë për vlerësim tek psikologu! Intervenimi i hershëm është shumë i rëndësishëm dhe mund të parandalojë vonesat në zhvillim.

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts