E vërteta është se këmbët rriten gjatë shtatzënisë! Kërkimet kanë zbuluar pse ndodh ky ndryshim

Një grua gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes, përjeton ndryshime të mëdha fizike. Përveç shtimit të peshës trupore, gjinjtë e çdo gruaje shtatzënë zmadhohen, shikimi mund të përkeqësohet. Shumica e grave shtatzëna thonë se flokët e tyre nuk kanë qenë kurrë aq të trasha dhe të shndritshme sa gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, shumica e grave shtatzëna duan të rrikthejnë peshën e tyre, por ka një pjesë të trupit që nuk do të kthehet kurrë në gjendjen e mëparshme. Këto janë, këmbët që mund të rriten gjatë shtatzënisë. Siç tregon hulumtimi, është një ndryshim i përhershëm. Studiuesit testuan ndryshimet e këmbëve në një numër grash shtatzëna gjatë shtatzënisë, pas lindjes dhe madje edhe një vit pas lindjes.

Mjekët besojnë se gjatë shtatzënisë, harku i këmbës është niveluar, ndoshta për shkak të peshës shtesë dhe rritjes së sasisë së ajrit në nyjet. Në studimin e ri, të botuar në American Journal of Physical Medicine & Rehabilitation, ekspertët arrijnë në përfundim se rritja e këmbëve ka të ngjarë të jetë një ndryshim i përhershëm.

“Kam dëgjuar shumë gra të thonë se këmbët e tyre rriten gjatë shtatzënisë, por nuk kam gjetur asgjë për këtë në revistat dhe librat profesionistë,” tha Neil Segal, një profesor i ortopedisë dhe rehabilitimit në Universitetin e Ioëa-s. “Për të studiuar shkencërisht këtë fenomen, ne matëm këmbët e grave pikërisht në fillim të shtatzënisë dhe pesë muaj pas lindjes. Ne zbuluam se shtatzënia me të vërtetë çon në ndryshime të përhershme në këmbë”.  Studimi përfshiu 49 gra shtatzëna të cilave iu dhanë masa statike, dhe 60-70% e grave kishin këmbë më të gjata me pothuajse 1 cm, këmbët ishin më të gjera dhe kishin një hark më të ulët. Është interesante se ndryshimet më të mëdha në trupin e femrës ndodhin në shtatzëninë e parë, ndërsa në shtatzëninë e dytë, të tretë dhe të gjitha shtatzënitë e mëtejshme nuk ka aq shumë ndryshime të mëdha./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts