Disa fakte interesante për binjakët që ndoshta nuk i dini ende

Ne i duam binjakët! Ata janë aq të lezetshëm! Që nga foshnjat, deri më vonë, në moshën madhore, binjakët gjithmonë magjepsin shumë njerëz dhe tërheqin vëmendjene të gjithëve.

Në botë lindin tre çifte binjakësh për 1000 lindje.

Binjakët identikë kanë të gjitha karakteristikat identike përveç shenjave të gishtërinjve.

Në qytetin e vogël Candido Godoi, në Brazil, deri në dhjetë për qind e fëmijëve të lindur janë binjakë.

Në Brazil, çdo lindje e njëqindtë është binjake

Gratë që hanë më shumë produkte qumështore kanë pesë herë më shumë gjasa të mbeten shtatzënë me binjakë sesa gratë që shmangin bulmetin.

Një nga studiuesit e parë të fenomenit binjak ishte Sir Francis Galton, një kushëri i Charles Darëin.

Pothuajse një në katër binjakë identikë është një imazh pasqyrë e vëllait ose motrës së tyre. Kjo ngjashmëri ndodh në situata kur veza e fekonduar ndahet më vonë se zakonisht.

Sipas Institutit Amerikan të Gjuhësisë, deri në 40 për qind e binjakëve shpikin gjuhën e tyre.

Ka një raport divorci më të lartë te prindërit e binjakëve, sesa te prindërit që nuk kanë binjakë./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts