Çka ndihmon në tejkalimin e kapsllëkut!?

Problemet e kapsllëkut kanë të bëjnë kryesisht nga keq-ushqyerja apo një diet e keqe, kështu që nëse shtoni më shumë perime jeshile dhe fruta në dietën tuaj apo rutinën ditore të ushqimit, ju do ti dhuroni trupit ekstra fiber, diçka që i mungon për të nxjerr më lehtë jashtëqitjen.

Pra, në fillim thjesht shto sasinë e ushqimeve që përbëhen nga laksativ natyral.

Ato ushqime janë:

Avokado
Bajamet
Kajsia
Kokosi
Hurmet
Farat e lirit
Fiq
Mango
Rrush
Ullinj
Majdanoz
Sojë
Rrepë
Arra dhe lakërishtë.

Favoritë prej këtyre që përmendëm janë mango dhe farat e linit.


Shtimi i vitaminës C në dietën tuaj gjithashtu ndihmon që të luftoni ndonjë infeksion që mund të ndikoj në jashtëqitjen tuaj. njëherë kur të fillon kapslleku gjendja, më pas shkon duke u keqësuar nëse nuk trajtohet. Sa më gjatë ushqimi mbetet në sistemin e tretjes aq më shumë ujë shpenzohet (nxirret) prej ushqimit për tu përdor për pjesët tjera të trupit.

Kështu pra e bënë ushqimin më të fortë dhe më të vështirë që të lëvizë. Për të shëruar këtë ju duhet të shtoni sasinë e ujit që pini. Nëse pyet sa ujë duhet pirë për këtë atëherë mund të themi se nga 6 deri 8 gota të mëdha ujë në ditë ndihmojnë dhe mjaftojnë. Këto gota ujë shtojnë lagështinë ushqimit që po bllokon sistemin tuaj dhe ndihmon që gjithçka të lëviz tutje. Dhe nëse mërzitesh duke pirë ujë atëherë është në të mirën tënde e gjithashtu është edhe e sigurt ti shtoni disa pika limoni në gotën me ujë që pini.

Nëse akoma po kërkoni të gjeni ilac per kapsllek atëherë më poshtë keni disa metoda shtepiake apo barna shtepiake kunder kapsllekut që mund ti provosh.
Shto 1-2 lugë gjelle me mjaltë në një gotë me qumësht dhe pije këtë dy herë në ditë.
Për lehtësim të menjëhershëm nga kapslleku pi lëng karrote me lëng spinaqi para se të bini për të fjetur.
Konsumoni lëngun nga portokalli në stomakun bosh në mëngjes, dhe së dy apo tri herë në ditë pi një gotë ujë me dy lugë uthull molle, dy lugë limon dhe mjaltë..

Nëse problemi vazhdon akoma për 8-10 ditë, duhet që të vizitoni mjekun.
/natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts