Inara e bukur u bë sërish me flokë

Inara, u bë me flokë. Në Fondacionin “Zemër për ty”, ne besojmë se akti i ofrimit të një parukeje për shkak të humbjes së flokëve do të rrisë vetëvlerësimin dhe besimin e një fëmije gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tyre të re. Ishte Inara ajo që u bë sërish me flokë. Ajo është shumë e bukur dhe e qeshur edhe pa flokë. Flokët tona të dhuruara për të janë vetëm një aksesor. Me kujdes dhe dashuri, ne ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre në procesin e zgjedhjes…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pse kam dhimbje koke? Shkaqet, llojet dhe mjekimet

Pse kam dhimbje koke? Shkaqet, llojet dhe mjekimet   Dhimbjet e kokës janë një problem i zakonshëm shëndetësor që shumica e njerëzve e përjetojnë në një kohë. Faktorët që çojnë në dhimbje koke mund të jenë: emocionale, të tilla si stresi, depresioni ose ankthi mjekësore, të tilla si migrena ose presioni i lartë i gjakut fizike, të tilla si një dëmtim mjedisore, siç është moti Dhimbjet e shpeshta ose të rënda të kokës mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së një personi. Të dish se si të njohësh llojin…

SHPËRNDAJE:
Read More

Parku i parë i ujit në botë për njerëzit me aftësi të kufizuara

Me rastin e ditës së përdoruesve të karrocave, gjej shkas të sjell diçka të bukur.   Parku i parë i ujit në botë për njerëzit me aftësi të kufizuara   Në këtë park të quajtur Morgan’s Inspiration Island në San Antonio, Texas, personat me aftësi të kufizuara mund të iu bashkohen fëmijëve të tjerë në argëtim në ditët e nxehta!   Parqet e ujit janë jashtëzakonisht të paarritshme për njerëzit me aftësi të kufizuara, por Morgan’s Inspiration Island synoi të ndryshojë gjithçka sepse është parku i parë ujor në botë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Helicobakter pylori infeksion me shumë pasoja

Shkruan:Dr Ismail Lutolli Subspecialist Dijetolog-Nutricionist   Nëse ju ndodhë që gjatë natës nuk gjeni dot qetësi nga një ndjenjë e djegies në kafazin e krahërorit, nëse gjatë ditës keni dhimbje të herëpas’hershme të stomakut apo keni vështërsi në tretjen e ushqimin, nëse stomaku juaj rrin i fryrë dhe keni gromësira e ndjenjë djegësimi, është koha të mëndoni për mundësinë që të keni infeksionin e njohur si helikobakter pylori. Nëse fëmija juaj ka mungesë oreksi, ka probleme me jashtëqitjen, refuzon ushqimet e herë pas here ankon për dhimbje barku si dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fluori dhe roli i tij në parandalimin e kariesit

Shkruan: Dr Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive     Në stomatologji fatmirësisht ka metoda për parandalimin e prishjës së dhëmbëve. Nga të gjitha metodat preventive që përdorën në parandalimin e prishjeve të dhëmbëve një vend i veçantë i takon fluorideve.   Mënyra më e sukseshme nga të gjitha mënyrat e aplikimit lokal të fluorit është në formë të llaqeve. Llaku me përmbajtje të fluorit aplikohet në sipërfaqen e dhëmbit nga dentisti si një lloj terapie lokale.   Fluor llaku lehtë aplikohet në dhëmbë dhe është preparat i…

SHPËRNDAJE:
Read More

A jam unë për këtë punë?

Ke pyetur sa herë “A jam unë për këtë punë? A po di ta bëj? A po harroj veten? Mos e mendo mëmësinë si diçka që të lodh, të shpenzon, të ndërhyn në dhe të merr kohën – në të vërtetë dhe i bën të gjitha këto.   Kuptoje mëmësinë si realizimin e fuqive dhe aftësive tua të pabesueshme, si burimin e forcës dhe motivimit tënd.   Ti je duke bërë një gjë të madhe për botën. Ti po ngre një qenie. Je e pazëvendësueshme, e vlerëshme dhe e aftë.…

SHPËRNDAJE:
Read More

A është e shëndetshme që fëmijët të flasin me vete?

Nga Lorela Garuli, Psikologe   Sa i përket të folurit me vete në fëmijërinë e hershme, nga profesionistët përkatës që punojnë me fëmijët, konsiderohet se prej moshës 3 e deri afërsisht në 7/8 vjec fëmijët mund të ndodhë që të flasin shpesh me vete kur luajnë apo zhvillojnë aktivitete të tjera vetëm. Sipas studiuesve, kjo është një mënyrë të foluri privat, personal dhe shpreh papjekurinë e fëmijës i cili në këtë moshë e sheh botën në mënyrë shumë egocentrike, por nga ana tjetër të folurit me veten konsiderohet edhe një instrument…

SHPËRNDAJE:
Read More

A shkakton peri i gjuhës (frenulumi i shkurtër) vonesa apo pengesë në të folur te fëmijët?

Dr Ismail Lutolli, specialist pediatër, Subspecialist Dietolog – Nutricionist, Subspecialist Hematolog Onkolog   A mund të jetë shkak i dështimit të gjidhënies pikërisht ekzistimi i perit të gjuhës (frenulumit te gjuhës) në gojën e foshnjës? Kur është koha më e përshtatshme për trajtimin e perit të gjuhës? Trajtimi konservator apo kirurgjikal, cili është hapi më i qëlluar?   Frenulumi (peri) i shkurtër i gjuhës është një keqformim i lindur, pra i pranishëm që në momentin e lindjes dhe ndodhë në rreth 5 – 7 % të të porsalindurve dhe 7%…

SHPËRNDAJE:
Read More

Djersitja te fëmijët

Nga: Dr Ismail Lutolli  Specialist Pediatër, Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist Hematolog, Onkolog   Djalit tim ia ndërroj rrobat e brendshme disa herë gjatë  natës, a është normale? Si ta vendosi për të fjetur, vajza ime bëhet qull nga djersët, çfarë të bëjë? Kurrë si ndalen djersët, nga se vuan fëmija im?   Djersitja tek fëmijët, në krahasim me të rriturit nuk është një proces që prindërit e vejnë re menjëherë. Kjo për arsyen e thjeshtë, se djersa e fëmijëve nuk mban aromë dhe se prindërit në fillim preokupohen më shumë gjëra dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

A guxon të pastrohet koka kur fëmija ka temperaturë?

Nga: Dr. Ismail Lutolli Specialist PediatërSubspecialist Dietolog – Nutricionist Subspecialist Hematolog Onkolog   Të vërtetat dhe mitet rreth temperaturës së lartë   Ndërrimi i temperaturës në trupin e njeriut është një proces i cili varet direkt nga qendra e rregullimit të temperaturës, e cila është e lokalizuar në pjesën e trurit që quhet hipotalamus. Ngritja e temperaturës është mekanizmi i parë i mbrojtjes së trupit kundër viruseve dhe bakterieve. Temperatura e rritur e trupit nuk është një sëmundje, por një simptomë që tregon një sëmundje ose çrregullim në trup. Rritja…

SHPËRNDAJE:
Read More

Rri n’shpi! A po na bën virusi më të vetëdijshëm apo ca gjërave thjesht nuk i kemi kushtuar rëndësi?

Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Ngado që të ktheni pultin e televizorit dhe çfarëdo gazete apo portali që lexoni, vështirë se do të arrini të shmangeni nga tema e nxehtë – koronavirusi. Të gjithë flasin për rrezikun, kurse shpesh dëgjojmë këshillën “pa panik”. Sidoqoftë, tjetër është çka thuhet e krejt tjetër të mos krijohet realisht panik. Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve po rritet. Është krejtësisht normale të frikësohemi nga epidemia dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u mbrojtur nga korona virusi.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Kanceri i gjirit – diagnostikimi i hershëm shpëton jetën

Nga: Dr Samire Ademi Lutoll Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Kanceri i gjirit është quajtur edhe vrasës i heshtur,vrasës i pamëshirshëm pasi merr për çdo vitë me miliona jetë në mbarë Botën. Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë prej sëmundjeve kanceroze te gratë. Njëkohësisht është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 45-55 vjeç.   Një në tetë gra preket nga kanceri i gjirit dhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje. Në Shqipëri për vitin 2017 ka…

SHPËRNDAJE:
Read More

Marëdhëniet e dhimbshme intime

Nga: Dr Samire Ademi Lutoll Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre Specialiste në subspecializim për infertilitet Marëdhëniet e dhimbshme nuk janë të rralla. Pothuajse të gjitha grate së paku një herë në jetë kanë pasur dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale. Për disa një marrëdhënie e dhimbshme është vetëm një dukuri momentale, ndërsa për të tjerat është një problem i vazhdueshëm. Ndonjëherë marrëdhëniet e dhimbshme mund të jenë shenjë e ndonjë problemi gjinekologjik, siç janë cistat në vezore, endometrioza, ndryshime në vulvë, thatësi vaginale, por edhe probleme me seksualitetin – mungesë dëshire për marrëdhënie apo…

SHPËRNDAJE:
Read More

Menaxhimi i grave shtatzëna të infektuara me COVID-19

Nga Ass Dr Lindita Ibrahimi Veliu Gjinekologe obstetre, PhDc   Me menaxhimin e grave shtatzëna të infektuara me COVID-19 duhet të merret një ekip multidisiplinar (mjekë obstetër, intensivistë, anestezistë obstetër, mamitë, virologët, mikrobiologët, neonatologët, specialistët e sëmundjeve infektive). Rastet e dyshuara, të mundshme dhe të konfirmuara të infeksionit COVID-19 duhet të menaxhohen fillimisht nga qendra terciare të caktuara me pajisje izoluese efektive dhe pajisje mbrojtëse. Pacientët duhet të izolohen në dhoma të vetme, ose të grupohen së bashku pasi të konfirmohet infeksioni COVID-19. Spitalet e përcaktuara duhet të krijojnë një…

SHPËRNDAJE:
Read More

Magnezi, mineral me funksion të gjerë në organizëm

Nga: Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi, Farmaciste   Magnezi është ndër mineralet esenciale për funksionim normal të organizmit tonë, duke ndihmuar shumë procese që kontrollojnë mënyrën e funksionimit të nervave dhe muskujve. Poashtu, ndihmon për të mbajtu eshtra të fortë, ndikon në shëndetin e zemrës dhe mbajtjen e nivelit normal të sheqerit në gjak. Një organizëm i rritur përmban rreth 25 g magnez, 50-60% e të cilit ruan sistemin skeletor. Pjesa tjetër është e pranishme në muskuj, inde të buta dhe lëngje trupore. Magnezi është një nga shtatë makrominerelet thelbësore.…

SHPËRNDAJE:
Read More