A e dini pse bananet janë gjithmonë numri 1 në peshoren e çdo dyqanit?

A e keni pyetur ndonjëherë veten pse bananet janë numri një në pothuajse çdo dyqan në peshore?

Arsyeja qëndron në popullaritetin dhe shitjete këti fruti.

Bananet janë ndër produktet më të shitura në dyqane, si në qendrat e mëdha tregtare, ashtu edhe në dyqanet e vogla lokale.

Bananet janë të disponueshme gjatë gjithë vitit dhe gjithmonë shiten mirë, pavarësisht se në cilën periudhë të vitit është, sa është rritur çmimi i tyre dhe ku ndodhet saktësisht dyqani ku shiten.

Për këtë arsye, është më praktike t’u japësh atyre butonin numër një. Alfabeti ka të bëjë pjesërisht me këtë, sipas disa mediave, por avantazhi në këtë rast është shitja dhe popullariteti i këtij fruti në krahasim me ananasin dhe avokadon.

Banania është fruti më popullor në botë dhe është kultura e katërt më e vlefshme ushqimore në botë, pas grurit, orizit dhe qumështit.

Bananet përbëjnë rreth 75 për qind të tregtisë së frutave tropikale dhe se më shumë se një miliardë prej tyre konsumohen çdo vit. Ato janë gjithashtu frutat më të eksportuara në botë./natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts