Përveç fizikut, trajtimi sjell me vete pasoja të shumta psikologjike, prandaj është shumë e rëndësishme të dini se si t’i ndihmoni gratë që vuajn nga kanceri i gjiri.

Shumica prej nesh përqendrohen vetëm në pyetjet rreth shëndetit të tyre fizik, por të gjitha aspektet e jetës së tyre janë po aq të prekura. Prandaj është e rëndësishme të dimë si t’i ndihmojmë.

 

Marrja e lajmeve tronditëse

 

Pavarësisht se mjekësia po përparon çdo ditë e më shumë, kanceri ka mbetur ende ndoshta sëmundja më e tmerrshme që lidhet me pafuqinë, vuajtjet dhe vdekjen.

Tashmë përballja me diagnozën e një sëmundjeje malinje zgjohen tek njerëzit reaksione emocionale më intensive sesa në përballjen me ndonjë sëmundje tjetër. Ajo që frikëson shumicën e njerëzve nuk është sëmundja, por simbolika që ajo mbart me vete.

Reagimi i parë që ndodh te njerëzit është frika e madhe.

Kjo është praktikisht frika më e madhe e mundshme – frika e vdekjes, pra frika e ndarjes nga të tjerët dhe nga vetja, e cila mund të shkaktojë kushte të rënda ankthi deri në masën e panikut, dhe reaksionet e rëndësishme psikologjike që ndodhin te këta pacientë janë depresioni, por edhe çrregullime të tjera të humorit.

Njerëzit që përballen me vdekjen kalojnë nëpërgjendjen dhe fazat të tilla si faza e mohimit, faza e zemërimit, faza e depresionit dhe, së fundi, faza e pranimit.

Është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe të lejojmë që pacienti të pranojë dhe t’i kalojë të gjitha fazat, e që është një proces natyror, sepse nëse i përshpejtojmë këto faza ose i neglizhojmë ato, në fund të fundit mund përkeqësojm gjendjen e depresionit klinik tek pacienti.

 

SI TË NDIHMONI NJË PERSON TË SËMURË?

Siç vëren më tej, pacientët onkologjikë gjithashtu duhet të përballen me një numër problemesh të mundshme psikologjike, si paqëndrueshmëria emocionale (ankthi, frika, shqetësimi, trishtimi), pasiguria, ndryshimi i perspektivës rreth së ardhmes, kërcënimi i vdekjes së mundshme, ndjenja e vetmisë, braktisja, margjinalizimi, stigmatizimi.

Në nivelin shpirtëror, mund të ketë edhe një numër problemesh që lidhen me kuptimin që një individ i jep jetës së tij, dhe shpesh një sërë problemesh ndërpersonale lindin në marrëdhënien me anëtarët e familjes, miqtë dhe komunitetin më të gjerë shoqëror.

Të gjithë këta faktorë mund të ndryshojnë gjatë fazave të ndryshme të sëmundjes (diagnoza, trajtimi aktiv, dalja nga spitali, monitorimi, zhvillimi i kancerit, kujdesi palliativ) dhe kursi i trajtimit (remission, relapse, progression, faza terminale) me pasoja të ndryshme psikologjike.

Dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të dimë si të ndihmojmë një grua që vuan nga kenceri i gjirit, qoftë ai punëtor shëndetësor, motra, shoku, kolegu, fqinji.

 

 Shmang keqardhjen

 

Ajo që duhet shmangur patjetër është keqardhja. Mesazhe si : “çfarë fati kishit, si ju ndodhi kjo…”, këto komente dhe të ngjashme, janë të pa nevojshme t’i thuani asaj që vuan nga një sëmundje malinje.

Prandaj është e rëndësishme që pacienti, por edhe anëtarët e familjes, të informohen siç duhet nga burimet përkatëse dhe të presin e të kërkojnë mbështetje nga profesionistët.

 

Empatia dhe mbështetja emocionale për pacientin është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë të gjitha fazave të trajtimit, por pacientët në përgjithësi pëlqejnë një marrëdhënie të hapur dhe një mjek të sinqertë që mund t’i besojnë. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts