10 hapa për të qenë një bashkëshort dhe një baba i mrekullueshëm

Dëshironi të jeni një baba dhe bashkëshort shembullor? Mjafton të ndiqni këto 10 hapa.

Nëse ndiqni këto rregulla të thjeshta, bashkëshortja juaj do jetë krenare dhe mbi të gjitha mbështetja juaj do luajë një rol të madh në jetën tuaj dhe prindërimin e përbashkët.

  1. Mos keni frikë

Jini të guximshëm në bashkëprindërim me nënën e fëmijës tuaj, shijoni së bashku momentet e mrekullueshme dhe ato të vështira, jeni me të në çdo gjë, në çdo moment. Roli juaj si prind, sa është sfidues po aq është edhe i këndshëm.

  1. Jeni fizikisht të pranishëm

Ështe e rëndësishme të jeni prezentë gjatë procesit të lindjes, t’i afroni bashkëshortës tuaj mbështetje dhe kurajo në një proces shumë të rëndësishëm për të dytë, siç është lindja e fëmijës tuaj. Procesi i lindjes mund të zgjasë, mund të jeni të lodhur, të keni uri, por pavarësisht kësaj, qëndroni pranë saj që së bashku ta shijoni momentin e mrekullueshëm, kur takoheni për herë të parë me bebin tuaj.

 

 

Pas lindjes ajo do ndihet e lodhur, qoftë lindje natyrale apo lindje cezariane, do ketë shumë nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tuaj.

  1. Jini emocionalisht prezent

Keni kujdes për emocionet e saja, është e natyrshme që nënat e foshnjeve të sapolindura të ndihen të pasigurta dhe me luhatje të humorit, andaj tregojini asaj se ajo nuk është e vetme. Tregojini asaj se ajo mund të mbështetet tek ju dhe se ju nuk do të dorëzoheni, mundohuni të kuptoni gjithçka që ajo po kalon.

  1. Mësoni se për çfarë kanë nevojë ajo dhe foshnja

Ajo pas lindjes është e rraskapitur, ka shumë nevojë për ndihmën tënde edhe në qoftëse ajo këtë nuk e kërkon nga ju, jini në gjendje gadishmërie për t’i afruar ndihmë pa e pyetur a ka nevojë për ndihmën tuaj.

  1. Kujdesuni për fëmijët tjerë

Obligimi ndaj fëmijëve tjerë nuk përfundon me ardhjen e foshnjës në familjen tuaj, ngrite dozën e kujdesit sepse nënës së tyre i duhet të marrë veten pas lindjes. Angazhohu rreth ushqyeshmërisë së tyre, ndihmoji ata në detyrat shkollore, etj.

  1. Mos u ankoni për shqetësimet tuaja

Nëse ankoheni për shqetësimet dhe lodhjen tuaj do bëheni barrë për bashkëshortën tuaj. Dp ta detyroni atë të kujdeset edhe për ju, kur e gjithë vëmendja e saj duhet të përqëndrohet tek vetja e saj dhe foshnja juaj e posalindur.

  1. Bëhu shembullorë

Duhet mësuar se si të përgaditeni për rolin e bashkëshortit dhe babait. Fatkeqësisht ekziston ende në shoqërin tonë bindja që gratë duhet të mbajnë gjithë barrën e prindërimit dhe se burrave ju mungon pjekuria emocionale për t’u kujdesur për fëmijët. Supozimet e tilla janë krejtësisht të pasakta dhe të padrejta. Ndihmoni njëri-tjetrin, bashkë prindërimi ju dhuron kënaqësi dhe dobi të shumta në edukimin e fëmijëve tuaj.

  1. Qumështi i nënës është i rëndësishëm për fëmijën tuaj

Gjidhënja është proces shumë i rëndësishëm. Gjendja emocionale  e nënës ndikon në këtë proces. Merrni këshilla nga personat adekuat që gjidhënja të zgjasë sa më gjatë të jetë e mundur.

Klikoni linkun për të mësuar më shumë rreth gjidhënies: https://natalmedia.com/category/shkollaegjidhenies/ 

  1. Kujdesi për shëndetin e tyre

Para se të ktheheni në shtëpi me foshnjën tuaj, do merrni udhëzime të hollësishme mbi shëndetin e nënës dhe fëmijës, kini parasysh këto udhëzime dhe ndiqni ato me devotshmëri, dashuri dhe përkushtim maksimal.

  1. Asnjëherë mos ndaloni së vlerësuari bukurinë dhe trupin e bashkëshortës tuaj

Trupi i saj mund të pësojë ndryshime të mëdha. Ky ndryshim është çmimi për ardhjen në jetë të fëmijës tuaj, është çmimi për titullin më të shenjtë atë të qenurit prindër. Vlerësoje sakrificën e saj, shijoni së bashku lumturinë tuaj. Ndihmohuni mes vete./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

Të ndryshme