Rëndësia e puzzle për zhvillimin e fëmijëve

Shkruan: Pukjana Geci

Psikologe dhe Terapiste

 

Materialet e lojës janë mjetet më të vlefshme për stimulimin inteligjencës, zhvillimin e imagjinatës, shqisave, emocioneve, zhvillimin fizik dhe social.

Sipas studimeve, të luash është të mësosh. Fëmijët mësojnë duke luajtur. Rëndësia e lojës në fëmijërinë e hershme nuk mund të nënvlerësohet sepse loja është thelbësore për rritjen e një fëmije. Vitet e para të jetës njihen si eksploruese ku fëmijët janë kuriozë dhe kanë një imagjinatë më të zhvilluar.

Gjatë kësaj periudhe, fëmijët kanë nevojë për materiale edukative stimuluese. Kur mendojmë për puzzle, zakonisht mendojmë për një hobi-lojë, që fëmijët kalojnë kohën. Puzzle, të cilat konsiderohen si një material edukativ, përdoren për grupmosha të ndryshme dhe japin një kontribut pozitiv në zhvillimin kognitiv, gjuhësor, motorik dhe social-emocional të fëmijëve.

 

Puzzle është bashkimi i pjesëve për të krijuar një pamje të plotë, një proces që ka vetëm një zgjidhje. Fëmijët zakonisht fillojnë me puzzle të thjeshta dhe kalojnë në modele më komplekse.

Puzzle zhvillon tek fëmijët:

  • Aftësi njohëse(kognitive): Puzzle zhvillojnë aftësitë e kujtesës. (Kemi vënë re se fëmijët, pasi përsërisin procesin e plotësimit të puzzle, arrijnë ta zgjidhin atë në një kohë më të shkurtër. Pasi fëmija kujton format e pjesëve që përputhen me zgjidhjen e saktë) aftësi për të planifikuar, testuar ide dhe për të zgjidhur perceptimit, përqendrimit, gjetjen e zgjidhve, bërjen e analizës, formimi i marrëdhënies pjesë-tërësore,
  • Aftësi fizike: Edhe pse nuk duket si ushtrime fizike, gjetja e një zgjidhje në puzzle kërkon koordinim motorik dhe përdorim të kontrolluar të dorës, gjë që çon në koordinimi duar-sy.
  • Aftësi emocionale: Ata gjithashtu mësojnë durimin, vetëbesimin, vetëkontrollin dhe vetërregullimin.
  • Aftësi sociale: Puzzle në grup i lejojnë fëmijët të ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe u japin atyre mundësi për ta gjetur enigmen në bashkëpunim, respektimi i rregullave, respekti për të tjerët dhe aftësitë e dëgjimit

Aftësia gjuhësore: Puzzle ofrojnë arritje të rëndësishme për aftësitë gjuhësore receptive dhe shprehëse./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts