10 gjërat që nënat e lumtura nuk i bëjnë

Ne nënat kemi familjet tona, vendet tona të paqes, sigurisë dhe dashurisë, por gjithashtu kemi njëra-tjetrën për të mbështetur dhe për të qenë aty për njëra-tjetrën.

 

  1. Nënat e lumtura nuk kujdesen shumë për atë që të tjerët mendojnë për to.

Gjithmonë do të ketë te atill që nuk do t’i pëlqejë ushqimi që ushqeni fëmijën tuaj, që do t’ju indinjojë sepse nuk jeni mjaft të rreptë ose sepse jeni shumë e rreptë, sepse fëmijët tuaj janë të zhurmshëm, sepse nuk keni humbur peshë mjaftueshëm pas lindjes, sepse je shumë e gjatë, sepse nuk e ke ushqyer mjaftueshëm fëmijën tënd.

 

  1. Nënat e lumtura nuk e masin suksesin e tyre me rregullsinë e shtëpisë së tyre.

Vjehrra ime një herë më tha se e vetmja gjë për të cilën nuk duhet t’u bërtas fëmijëve të mi është kur vizatojn dhe pikturojn në mure, të cilës i jam përgjigjur me besim: “Oh jo, fëmijët e mi nuk do ta bëjnë këtë”.

Do t’u shpjegoj se një gjë e tillë nuk duhet bërë. Por, e dini çfarë, fëmijët e bëjnë këtë. Muret dhe dyshemetë janë, në fakt, vendi më i mirë për zhvillimin e krijimtarisë. Ndonjëherë edhe kolltukët, për shembull nëse kanë lule më të lehta, dhe pastaj ato lule duhet të lyhen. A jam më e suksesshme kur shtëpia ime është e rregullt dhe fëmijët e mi janë të turpëruar dhe të përmbajtur, apo kur unë vetë bashkohem me ta dhe i inkurajoj në procesin krijues?

 

  1. Nënat e lumtura nuk janë viktima.

Secili prej nesh njeh të paktën një nënë-viktimë, një nënë që bën gjithçka për familjen, fëmijët, burrin, që harron veten dhe i vendos gjithmonë nevojat e saj të fundit, një nënë që harroi se ka pasur ndonjëherë nevojat e veta. Ndonjëherë edhe nënat që nuk janë viktima harrojnë veten në mënyrë të pandërgjegjshme, duke iu përshtatur situatës, një fëmijë të sëmurë, një bashkëshort të lodhur. Mamaja e lumtur kujton se duhet të luftojë për veten dhe shfrytëzon rastin e parë për të vendosur një maskë në fytyrë dhe me qëndrim u thotë të gjithëve në shtëpi të mos e shqetësojnë. Ose për të dalë për shëtitje.

 

  1. Një nënë e lumtur nuk është në një nxitim të vazhdueshëm dhe nuk ndihet fajtore.

Një nënë e lumtur mund të gjejë kohë për të lexuar një libër. Dhe ajo nuk ndihet fajtore për ato enë në lavaman që ende nuk janë larë.

 

  1. Nënat e lumtura nuk flasin keq për nënat e tjera.

Kur themi gjëra të këqija për njerëzit, gjykojmë, zemërohemi e rrethojmë veten me energji negative që ua dërgojmë të tjerëve dhe kështu pakësojmë të mirat tek ne. Kur bëjmë thashetheme nuk jemi të lumtur. Nuk ka asnjë justifikim për thashetheme.

 

  1. Nënat e lumtura nuk i vënë në dyshim vendimet dhe zgjedhjet e tyre.

Kohët e fundit e krahasova jetën time me një libër për fëmijë ku mund të zgjidhni veprime për heronjtë tuaj dhe kështu të vendosni për fatin e tyre. Më pëlqeu të kthehesha një milion herë, të ndryshoja jetën e tyre dhe të mendoja se çfarë do të ndodhte më pas. Fatkeqësisht, nuk arrij ta bëj këtë me jetën time; nuk ka kthim prapa, nuk ka rishqyrtim apo keqardhje. Është po aq e kotë sa të mendosh nëse duhet të kisha blerë akullore me vanilje në vend të çokollatës. Një mendim i tillë është një humbje kohe. Merrni një vendim, vazhdoni dhe mos shikoni prapa. Çokollata është gjithsesi më e ëmbël.

 

  1. Nënat e lumtura nuk e harrojnë veten.

Kur ishte hera e fundit që morët librin tuaj të preferuar pa shikuar vazhdimisht orën, nga frika se mos vonoheshit për detyrën tjetër? Kur ishte hera e fundit që mbushët vaskën dhe e lini ujin të ftohet ndërsa ishit ende në të? Çfarë tjetër jeni ju përveç të qenit nënë? Nënat që e lanë mëmësinë të gëlltiste gjithçka që ishin dhe donin të ishin, nënat që kishin ëndrra që mëmësia i mbyste, rrezikojnë të përbuzin mëmësinë. Të qenit nëna na mëson gjëra që nuk do t’i mësonim kurrë nëse nuk do të ishim nëna. Të qenit nëna na jep forcë për të përmbushur ëndrrat tona.

 

  1. Nënat e lumtura nuk presin fundjavë perfekte.

Lumturia vjen kur përqafon jetën reale dhe gjithçka që ajo sjell. Shijoni ato momente të shkurtra të përsosmërisë.

 

  1. Nënat e lumtura nuk jetojnë me keqardhje dhe faj.

Ndonjëher u bërtisni fëmijëve edhe pse i keni premtuar vetes se nuk do ta bëni kurrë, do harroni të paguani faturën e internetit ose do harroni t’i çoni shkumësat në kopësht edhe pse mësuesja theksoi se fëmija juaj do të vizatojë gjëra shumë të rëndësishme së bashku me fëmijët e tjerë. Jo, nuk je nënë e keqe. Ju jeni një nënë dhe një qenie njerëzore e mrekullueshme dhe ajo që keni harruar të bëni nuk do të lërë asnjë pasojë.

 

  1. Nënat e lumtura nuk shkojnë nga beteja në betejë.

Ata zgjedhin betejat e tyre. Nëse fëmija juaj dëshiron vetëm të vishet sot, i kthen të gjitha rrobat në dollapin e tij përmbys dhe vesh një këmishë me kokë poshtë, e dini çfarë, ky nuk është material lufte. Ka situata dhe momente që janë vërtet vendimtare në edukimin e fëmijëve tanë, por ky nuk është ai moment. Kur ai thjesht zgjedh një kombinim, fëmija mëson për ngjyrat, për kombinimin, për atë që i pëlqen, zhvillon stilin e tij. Kjo situatë ju jep hapësirë për të qeshur së bashku. Pse jo? Fëmijët tanë do të rriten shpejt, e po ashtu edhe ne bashkë me ta.

Një nënë e lumtur ndihmon nënat e tjera!

Gjithnjë e më shumë nga miqtë dhe kolegët tanë po bëhen nëna dhe të gjitha janë po aq të frikësuara e të dridhura para jetës së tyre të re, siç ishim ne disa vite më parë. Tani nuk dridhemi më për shkak të ngrënies, daljes së dhëmbëve dhe ecjes, por edhe kur mendojmë për ngjarjet në kopshtin e fëmijëve, për ndikimin e bashkëmoshatarëve, për zgjedhjen e një shkolle për të dashurit tanë. Mbështetni nënat e reja, inkurajojini ato ftojini për kafe, për një shëtitje të përbashkët në park; raportoni dhunën nëse e dini se ekziston.

Së bashku jemi më të forta! /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts