Varësia nga ekrani është reale! Ja si ta ndihmoni fëmijën tuaj të mos zhvillojë varësi

Fëmijët shumë herët hyn në botën virtuale. Kjo po i shqetëson pediatërit dhe psikologët të cilët paralajmërojnë për pasojat e mundshme negative të përdorimit të tepruar të paisjeve dixhitale. Lexoni më poshtë se çfarë mund të bëjmë si prindër për të mbrojtur fëmijët tanë dhe si të rrisim fëmijë që nuk do të jenë të varur nga teknologjia.

Sa orë mund të shpenzojë një fëmijë duke përdorur pajisje të mençura?

Vendos një kufi

Sa shumë i lejohet një fëmije të shpenzojë kohë duke parë televizor ose duke përdorur pajisje dixhitale varet nga mosha e tij

Pediatrit amerikanë rekomandojnë:

  • Nga lindja deri në 18 muaj: mbani fëmijët larg nga paisjet e mençura, duke përfshirë këtu edhe televizorin.
  • Nga dy deri në pesë vjeç: jo më shumë se një orë në ditë para ekranit.
  • Fëmijët më të mëdhenj se gjashtë vjeç: Ia vlen të vendosni një kufi të caktuar për përdorimin e pajisjeve dixhitale (deri në dy orë në ditë). Është e rëndësishme të sigurohemi që pajisjet e mençura të mos bëhen penges për gjumë, aktivitet fizik dhe aktivitete të tjera të nevojshme për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

 Si të rrisim një fëmijë që nuk do të jetë i varur nga pajisjet dixhitale?

Konfiskimi i një smartphone, tableti apo laptopi me mesazhin ‘Shko bëj diçka tjetër’, është një rrugë e cila na dërgon drejt konfliktit. Një qasje më e mirë është të ofrosh aktivitete të përbashkëta: të luash sport, të ecësh, të vizatosh, të lexosh, të peshkosh… Përshtatini ato sipas moshës dhe preferencave të fëmijës suaj.

Bëhuni shembull

Tregojini fëmijës tuaj se interneti dhe pajisjet dixhitale nuk janë vetëm për argëtim, por edhe si një burim informacioni dhe njohurish.

Inkurajoje fëmijën të bëjë pyetje

Jini të përgatitur për të reaguar dhe për të ndarë përvojat tuaja. Kushtojini vëmendje bisedave dhe interesave të fëmijës. Është mire t’u japim rëndësi programeve arsimore dhe faqeve të internetit që do të ndihmojnë në zhvillimin e një sërë aftësish. Eksploroni opsionet e ofruara nga Parental Controls në aplikacione dhe pajisje.

Zgjedhni vendet në shtëpinë tuaj ku nuk do të kenë internet dhe pajisje dixhitale

Për shembull, mund të jetë një dhomë gjumi ose një dhomë fëmijësh. Ju gjithashtu mund të specifikoni një kohë kur ato nuk përdoren. Mos vendosni një kompjuter në dhomën e fëmijëve dhe as mos lejoni që fëmijët të sjellin një tablet ose smartphone në dhomën e gjumit ose në tavolinë gjatë ngrënies.

Pediatrit rekomandojnë gjithashtu të përmbahen nga përdorimi i pajisjeve dixhitale një orë para gjumit.

Është e këshillueshme të mos i lejoni fëmijët të përdorin rrjetet sociale të paktën deri në moshën 12 vjeçare.

Për adoleshentët, përdorimi i mediave sociale mund të jetë i rëndësishëm sepse është një periudhë gjatë së cilës ata mësojnë se si të kuptojnë veten dhe të prezantohen me të tjerët.

Paralajmërojini fëmijët për rreziqet e mundshme

Kur u lejoni fëmijëve aventurën e surfimit në internet pa mbikëqyrjen tuaj, ata duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe kërcënimet që gjenden aty.

Sigurohuni që t’u bëni të ditur se mund t’ju drejtohen gjithmonë pa frikë nëse hasin probleme./natalmedia/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts