Tragjedia e një gjeniu

Jeta me të ishte një ferr.

Atë që Mileva vuajti nga Ajnshtajni, nuk do t’ia dëshironit as armikut tuaj më të keq!

Ajo ishte gruaja e një gjeniu, por edhe ajo gjithashtu ishte një gjeni dhe emri i saj padrejtësisht u fshi nga historia.

Mileva Maric Einstein ishte një fiziciene e talentuar dhe bashkëpunëtori më i rëndësishëm dhe më i besueshëm i bashkëshortit të saj Albert Einstein. Sidoqoftë, dashuria dhe martesa me të i sollën asaj vite torturash, fatkeqësish dhe mosnjohjeje meritash – si shkenctare ashtu edhe si nënë e bashkëshorte.

Albert Einstein konsiderohet si një nga mendjet më të mëdha ndonjëherë – një magjistar i shkencave natyrore dhe një njeri mendja e shkëlqyer e të cilit ka zgjidhur disa nga misteret kryesore të universit.

Madje edhe ata që nuk dinë asgjë për shkencën, fizikën dhe teorinë e relativitetit, e cila është vepra e tij më e rëndësishme shkencore dhe zbulimi që i solli atij famë planetare në fushën e shkencës, dinë për të dhe si duket. Flokë të shprishura dhe të çrregullt dhe një buzëqeshje ekscentrike janë asociacioni i parë për një gjeni shkencor të paarritshëm.

Sidoqoftë, pak njerëz e dinë që për teorinë e relativitetit dhe origjinën e saj, si dhe për shumë punime të tjera shkencore nga Albert Einstein kryesisht është përgjegjëse gruaja gjeniut të famshëm Mileva.

Mileva ishte një fiziciene dhe një matematiciene brilante, dhe ishte ajo që zgjidhi shumicën e problemeve matematikore në krijimin e teorisë së mirënjohur dhe kështu jo vetëm që ndihmoi bashkëshortin e saj, por gjithashtu morri pjesë në krijimin e saj. Sidoqoftë, pak njerëz e dinë atë pjesë të historisë ashtu sikur pjesën se si jetonte Mileva pranë Albertit.

Jeta private e Mileva dhe Albert Einstein ishte gjithçka përveç jo e bukur. Alberti, si shumica e shkencëtarëve, ishte i preokupuar me mendimet dhe idetë e tij, por edhe kur nuk ishte – ai ishte një burrë dhe baba shumë i keq. Kjo shkoi deri në atë masë sa gjeniu i famshëm fshehu ekzistencën e familjes dhe fëmijës së tij të parë nga publiku.

 

Në vitin 1902, Alberti dhe Mileva patën një fëmijë jashtëmartesor, një vajzë të quajtur Liesel, dhe sipas udhëzimeve të rrepta të Albertit, askush nuk lejohej të dinte për këtë dhe Mileva duhej të fshihej me të në Serbi. Alberti nuk e pa kurrë vajzën e tij. Spekulohet se vajza, pasi Alberti e detyroi Milevën ta linte në Serbi dhe t’i bashkohej në Bern, ndërroi jetë nga fruthi. Deri më sot, fati i fëmijës së parë të Ajnshtajnit nuk është sqaruar plotësisht dhe u bë e njohur vetëm rreth 30 vjet më parë, kur u zbuluan letrat që çifti shkëmbyen në atë kohë.

Një fakt edhe më i neveritshëm që flet për Ajnshtajnin si burrë është se fëmija i tij më i ri – Eduard, lindi me skizofreni dhe shkencëtari i famshëm tha se ai “nuk ështe qenie e plotë njerëzore”.

Sa i përket marrëdhënies së Albertit me gruan e tij, e cila tërë kohën e kaloi duke i ndihmuar atij në punë dhe në të njëjtën kohë duke u kujdesur për shtëpinë dhe dy fëmijët e vegjël – mund të thuhet se ai ishte arrogant, i pasjellshëm, i pashpirt dhe i padrejtë.

 

Një shembull i këtij fakti është se kur ai mori çmimin Nobel, ai heshti plotësisht për pjesëmarrjen e Milevës në të gjitha teoritë që punoi, punë e cila i solli çmimin. Pra, lirisht mund të themi se Mileva Einstein është një fituese e Çmimit Nobel po aq sa Albert Einstein, vetëm një njeri më i madh dhe më i mirë!

Lidhja e Albertit dhe Milevës ndër vite ka qenë si një karusel, por që është gati për tu prishur. Shkencëtari i famshëm rrallë ishte në shtëpi, shkonte dhe vinte kur dëshironte, ndonjëherë ai nuk kthehej në shtëpi me javë të tëra dhe kishte një numër aferash.

Më në fund, në 1919, Mileva dhe Alberti u divorcuan, dhe ajo mbeti duke jetuar me fëmijët e saj në Cyrih, në kushte shumë modeste dhe në prag të varfërisë. Alberti nuk i ndihmoi sipas neojave, në asnjë kuptim, madje as financiarisht.

Në të njëjtin vit që ai u divorcua nga Mileva, Albert u martua me Elsa Lovental, me të cilën qëndroi i martuar deri në 1936.

Mileva Einstein vdiq në 1948 në Cyrih dhe fati i saj do të kujtohet si fati i një gruaje, nëne dhe shkencëtareje të shkëlqyer dhe vetëmohuese, të ngrënë nga hija e errët e një burri mendjemadh, arrogant dhe egoist.

Niveli I tij I lartë I intelegjencës e bëri të suksesshëm për ti shkatërruar jetën familjes së tij. Kurse niveli I lartë I I intelegjencës së Milevës e bëri sakrifikuese dhe njeri të madh.

Pas një bashkëshorti të suksesshëm në publik pyetni si është ai në shtëpi?

Thonë “Pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e fortë dhe e mençur.”

Çështja është që ajo nuk fshihet por e fsheh bashkeshorti i saj sepse është egoist, dominant e autoritar dhe duke i zbehur meritat e saj i ngrit të tijat./natalmedia.com/

 

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

SHPËRNDAJE:

Related posts