Si t’i çasemi sëmundjeve fizike dhe atyre mendore?

Imagjinoni sikur t’i thoni dikujt që vuan nga astma, “Hajde, merrë frymë mirë tani”, ose dikujt me kancer “Ndalo së rrituri më ato qeliza”, ose dikujt me një këmbë të thyer “Shëroje atë kockë më shpejt“, ose dikujt me alopeci “Flokët e gjatë të rrinin më bukur”, ”Mos u shqetëso kaq shumë,” personave që vuajnë nga çrregullimi i ankthit. “Lëviz mos qëndron statik, personave që vuajnë nga depresioni”. “Nuk do të të ndodh asgjë” atyre që vuajnë nga paniku. “Pse lodhesh se çfarë mendojn të tjerët” personave me ankscioz social. “Jeta është e bukur” atyre me mendime suicidale.

Është më se e qartë se fjalë të tilla janë të pa kuptimta, japin dhimbje nuk do t’i ndihmojnë personit të cilit i drejtoheni, madje mund t’ia vështirësojnë gjendjen sepse edhe ata do dëshironin të vepronin sikur të kishin pas mundësi edhe të dinin se si t’ia dalin.

Marrim një shembull: personi që di të ngas biçiklet pa rrota ndihmëse t’i thotë personit që ende është me rrota ndihmëse se sa e lehtë është të ngasësh bicikletën me dy rrota. Po, vërtetë është e lehtë por duhet mësuar gradualisht.

Derisa ta mësoni siç duhet, derisa ta zhvilloni ndjenjën, dhe derisa t’i lëndoni gjunjët dhe bërrylat… Nuk do të korni sukses. Ajo që me siguri do t’i ndihmojë njerëzit e përmendur më lart është fjalë për fjalë fjalia e mëposhtme: “Unë të kuptoj dhe e ndjejë dhimbjen tënde le të shohim se çfarë mund të bëjmë, le të bëjmë diçka në këtë drejtim unë besoj fort se ju mund t’ia dilni”.

Është viti 2022, ka gjithmonë një zgjidhje. Sot nuk ka asnjë çrregullim mendor që ne nuk mund ta zbusim apo ta shërojmë ose të paktën t’i lehtësojmë si dhe shumë prej tyre ne mund t’i eliminojmë plotësisht.

Ndryshim në cilësinë e jetës, ndryshimi i disa zakoneve të këqija, konsolidimi i atyre të mira, pushimet, udhëtimet, qëndrimi në natyrë biseda me miqtë ose gjetja i një partnerit për jetë. Ndonjëherë sporti, joga, meditimi, ushtrime të frymëmarrjes dhe relaksime të ndryshme të gjitha këto ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

Besimi në Zot mund të ndihmoj shumë, zbulimi i ndonjë kuptimit për jetën. Ndonjëherë psikoterapia, një modalitet i përgjegjshëm me një psikoterapist të përshtatshëm është gjëja e duhur. Ndonjëherë vetëm medikamentet mund të ndihmojnë në qetësimin e asaj stuhie në kokë tuaj. Ndonjëherë hospitalizimi mund të ishte zgjedhja e vetme e duhur, dhe ndonjëherë nevojitet gjithçka nga pak.

A mendoni se dikush që po mbytet nga astma, vuan nga karcinoma, çalon me kukëza (paterica) apo nuk ka flokë është më pak i vlefshëm? Apo kjo është defekt? Se ai nuk duhet të jetojë? Se nuk ka të drejtat si çdo njeri? Se ai nuk duhet të puth, të dashuroj apo të kalojë momente të bukura me miqtë e tij? Se ai nuk duhet të shkojë në det? Se nuk duhet të ketë fëmijë? A nuk duhet të jetë i lumtur? Se ai nuk duhet të dojë gjithçka njësoj si ne? Nuk ka dallim thelbësor midis sëmundjeve mendore dhe somatike, kjo është plotësisht e qartë dhe thjesht e kuptueshme.

Në të gjitha pjesët e ndritura dhe të qytetëruara të Planetit… Është e parëndësishme se çfarë e shqetëson dikë vuajtja është vuajtje. Është krejtësisht e parëndësishme nëse dikush ka dhimbje në ndonjë pjesë të trupit apo shpirtit, nëse po vuan apo lufton. Nese u ngrit sot dhe thjesht po përpiqet për ta kaluar ditën duke shpresuar se e nesërmja do sjellë ndryshime më të mira, nëse e pranon se nuk është mirë tani po përmbys qiellin dhe tokën për ta bërë më të mirën.

Këmbëngulës dhe i duruar, atëherë si mund të quhet i dobët kur nuk ka gjë më të vështirë se të luftosh me veten? Guximi nuk nënkupton mungesën e frikës, guximi nënkupton ecjen në drejtimin e duhur, të marrësh vendimet e duhura dhe të bësh gjërat e duhura pavarësisht frikës dhe kjo tashmë është një karakteristikë e një Heroi./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts