Si të trajtojmë hiperaktivitetin për të përmirësuar cilësinë e jetës së fëmijës?

Shkruan: Pukjana Geci

Psikologe dhe terapiste

 

Hiperaktiviteti është një vështiresi në sjellje dhe në zhvillimin tipik që vihet re në femijët e moshës parashkollore dhe shkollore, Çrregullimi i deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit (ADHD) karakterizohet nga një model i vazhdueshëm (6 muaj ose më shumë) i mungesës së vëmendjes dhe/ose hiperaktivitetit dhe sjelljes se ajo që vërehet zakonisht tek të tjerët në një nivel të krahasueshëm zhvillimi. Kjo vështirësi ndërhyn dukshëm në sjelljen e fëmijës dhe në aktivitetin e tij. Hiperaktiviteti perkufizohet si një levizje e tepruar dhe e pakontrolluar, si vështirësi e fëmijës për të reaguar drejt ndaj ngacmimeve të mjedisit. Çrregullimi fillon të jetë i dukshëm tek fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç dhe zbulohet më lehtë pasi fëmijët janë 6/7 vjeç .ADHD konsiderohet çrregullimi më i përhapur i periudhës së fëmijërisë së hershme dhe prek më shumë djemtë se vajzat.

Cilat janë shkaqet kryesore të hiperaktivitetit?

  • Shkaqe gjenetike Mungesa e vëmendjes dhe hiperaktiviteti shkaktohet nga demtimi i indeve të trurit. Kur mekanizmat elektrokimike që kontrollojnë levizjen e trupit ndryshojnë ato shkaktojnë stimulim të pazakontë të muskujve, shkaktohet kriza e hiperaktivitetit. Ka të bëjë me një defekt evolutiv në fushën e autokontrollit. Këta fëmijë nuk arrijnë të kontrollojnë përgjigjet e tyre ndaj mjedisit.
  • Shkaqe jo gjenetike Lindja e parakohshme, abuzimi i nënës me alkolin dhe duhanin, sasia e tepërt e plumbit në organizmin e fëmijës gjatë periudhës së fëmijërisë hershme, dëmtime/aksidente me natyre cerebrale.
  • Shkaqe mjedisore Mjedisi (konteksti social ku fëmija rritet, mjedisi familjar, praktikat e rritjes dhe edukimit të tij, mjedisi social mbi të cilin fëmija ndërton marrëdhënjet me të tjerët) nuk është shkaktar i drejtpërdrejtë i kësaj vështirësie, por e rëndon situatën e fëmijës, dhe mund të quhet faktor kontribues.

Cilat janë karakteristikat kryesore të fëmijëve me mungesë vëmendjeje dhe hiperaktivitet?

Nxënësit hiperaktivë janë më të rrezikuar për të braktisur shkollën krahasuar me nxënësit e tjerë, pasi ata kanë arritje jo të mira shkollore. Edhe pse kanë nivel mestar ose më të lartë inteligjence, vështirësia në përqëndrim dhe lëvizshmëria e shtuar, i pengon ata të lexojnë apo të dëgjojnë, dhe të japin rezultatin e duhur. Edhe marrëdhëniet sociale ndërmjet fëmijës hiperaktivë dhe bashkëmoshatarëve janë tepër të dëmtuara për arsyet e mësipërme, ai bëhet tepër i bezdisshëm dhe i pa durueshem për shokët e klasës.

Këta fëmijë kanë:

  • vëmendje të paktë, vështirësi për t’u përqendruar,
  • tërheqje lehtësisht të vëmendjes nga stimujt e jashtëm; ata lënë përshtypjen se nuk dëgjojnë mirë;
  • nuk ia dalin të ndjekin instruksionet ose të plotësojnë në kohë detyrat e shkollës ose përgjegjësitë e punës
  • kanë vështirësi të organizohen, harresë, mungesë vëmendjeje ndaj detajeve, humbje të gjerave që nevojiten për kryerjen e një detyre.
  • hiperaktivitet, nivel i lartë energjish, vështirësi për të qendruar ulur, për të folur me zë të lartë, impulsivitet,
  • vështirësi për të mbajtur radhën në situata grupi, përgjigje para përfundimit të pyetjeve, ndërhyrje në punët personale të të tjerëve.

 

 

 

Strategji për mësuesit që punojnë me fëmijët me hiperaktivitet.

  • Kërkoni që fëmija të japë shpesh komente mbi detyrën që po kryen
  • Jepini fëmijës startegji vetëkontrolli.
  • Kërkojini që Të Ndalojë –Të Shohë – Të Dëgjojë – dhe Të Mendojë, përpara se të veproj.
  • Kërkojini fëmijës të rishikojë materialet e mësuara rregullisht, të lexojë kërkesat dy herë, të rikontrollojë detyrën që ka kryer
  • Gjeni shpërblime apo nxitje që e motivojnë dhe ruajnë interesin e fëmijës
  • Krijoni në bashkëpunim me psikologun dhe prindërit e fëmijës, një plan edukativ të personalizuar,
  • Përpiquni të ruani vëmendjen dhe përqendrimin e tij për periudha më të gjata kohe,
  • Përmirësoni kontrollin e impulseve, duke e angazhuar në aktivitete, detyra që ai i ka për zemër dhe i dëshiron,
  • Synoni përmirësimin e arritjeve të tij shkollore, duke vlerësuar edhe përpjekjet e tij, në rast se suksesi nuk është arritur
  • Jepini më pak detyra me shkrim
  • Shkurtojini pjesët që fëmija duhet të shkruajë
  • Jepini pyetje, përgjigjet e të cilave mund të jenë me alternativa psh, (po),(jo) dhe fëmija mund të rrethojë njërën nga ato
  • Pranoni dhe përgjigje vetëm me një fjalë
  • Pranoni që prindi ose shoku ta ketë ndihmuar për të kopjuar detyrën
  • Mos e penalizoni fëmijën për shkak të shkrimit të keq
  • Zgjasini kohën e detyrës
  • Ndani detyrën në pjesë të vogla
  • Lejo përgjigjet me gojë

Strategji për prinderit  që punojnë me fëmijët me hiperaktivitet.

  • Krijoni rutina ditore: Mundohuni të krijoni një rutinë ditore për orarin e ushqimit, mësimit, lojës, gjumit, dhe shëtitjeve.
  • Kufizoni shpërqendrimet në mjedisin e fëmijës: Fëmijët me ADHD shpërqendrohen lehtësisht nga gjërat më të vogla. Televizioni, telefoni, kompjuteri duhet të reduktohen sa më shumë.
  • Flisni rregullisht me mësuesin e fëmijës.
  • Vendosni një orar të të gjumit : përmbahuni në të për të krijuar një rutinë, oraret e gjumit janë shpesh frustruese për fëmijët me ADHD. Mungesa e gjumit sjell mungesë ne përqendrim, acarim dhe hiperaktivitet. Mundohuni të krijoni një ritual te qetë dhe të shëndetshëm para gjumit.
  • Jepni më shumë udhëzime të jashtme / vizuale për atë që duhet bërë p.sh(udhëzime vizuale, kohëmatësi vizual)
  • Shkurtoni ose ndani në pjesë detyrën – bëni pushime
  • Vendosni kufij dhe mësoni fëmijën të presë.
  • Merrni vëmendjen e fëmijës së pari, përdorni vizualizime, komunikoni qartë( dhe thjeshtë), sigurohuni që është e përshtatshme për moshën, kërkoni të përsëris atë./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

Të ndryshme