Sa është e rrezikshme humbja e shpejtë e peshës trupore?

Humbja e shpejtë e peshës mund të jetë e dëmshme për shëndetin tonë, nëse fillojmë një dietë shumë kufizuese mund të humbasim kilogramë dhe të na bëjmë të ndihemi më mirë, dietat mrekulli na ndihmojnë të arrijmë qëllimin tonë, megjithatë, çmimi që paguajmë mund të jetë shumë i lartë.

Gjëja e shëndetshme është të humbasësh gradualisht në peshë, për të mos e kaluar atë peshë sepse mund të shkaktojë probleme.

Trupi ka nevojë për kalori për të funksionuar, ne marrim kalori nga ushqimi. Numri i kalorive që na duhen në ditë do të ndryshojë në varësi nga madhësia, gjatësia, pesha, mosha, gjinia dhe aktivitetet fizike që bëjmë.

Asnjëherë nuk do të rekomandojmë një dietë të dhunshme, sepse mund të rrezikojë shëndetin tonë. Këtu ju tregojmë se çfarë mund t’ju ndodhë nëse ndiqni një dietë mrekulli me kalori të ulët për një kohë të gjatë dhe humbni peshë shumë shpejt.

 

  1. Humb muskujt
  2. Metabolizmi i ngadalshëm
  3. Keni mungesa ushqyese – Renia e flokeve.
  4. Lodhja.
  5. Eshtra të brishtë.
  6. Sistemi i imunitetit i dobët
  7. Ankthi.
  8. Stresi
  9. Formimi i gurëve të tëmthit
  10. Marramendje
  11. Vend i butë.
  12. Lodhje e përgjithshme.
  13. Nervozizëm.
  14. Dhimbjet e muskujve.
  15. Ftohjet
  16. Diarre.

 

-Atëherë pse është e rëndësishme që një profesionist të jetë udhëzues drejt humbjes së peshës në mënyrë të shëndetshme?

-Së pari humbja në peshë është proces i dëshirueshëm nga gjysma e popullsisë së botës, jo vetëm nga ata që kanë probleme madhore me peshën, por edhe nga ata që kanë shumë pak kile tepër, apo fare..

-Një nutricist mund të ju mbajë juve të motivuar, dhe të përmbush jetën tuaj me aktivitete dhe ushqime të shëndetshme.

-Rikthimi nga konsumimi i tepërt i ushqimit në zero, është jo i duhur andaj, këshillat që mund të jap një ekspert i kësaj fushe në këtë lëmi, është më se i nevojshëm.

Në Poliklinika NATAL, ne kemi personin e duhur për këtë gjë, Dr.Ismail Lutolli, është subspecialist Dietolog-Nutricionist dhe ka ndihmuar shumë pacientë të cilët kanë zhvilluar performancë të lartë dhe të suksesshme pas konsultave me të.

-Motiv shtesë për të filluar sa më shpejt me riformimin tuaj fizik është vera, ajo është ndimëse e madhe për rënie nga pesha.

-Tek Dr. Ismail Lutolli subspecialist Dietolog-Nutricionist mund të caktoni konsultë në çdo ditë të javës, në çdo javë të muajit, 12 muaj në vit.

-FILLO TANI…/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts