Pagjumësia në shtatëzani – si ta ndihmoni veten!

Nëse e lexoni këtë artikull në orën tre të mëngjesit, ndoshta jeni në tremujorin e tretë të shtatzënisë. Ne ju sjellim truke të vogla që mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë dhe të pushoni para se foshnja juaj të lind

Po kalon kohën më të lumtur të jetës tënde dhe së shpejti do të mbash në krahë një fëmijë të vogël të bukur. Megjithatë, derisa të vijë ai moment, do ballafaqohesh me ndryshime të shumta.

Nëse e lexoni këtë artikull në orën tre të mëngjesit ndoshta jeni në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Ja 7 arsye pse keni probleme me gjumin dhe çfarë mund t’ju ndihmojë kundër pagjumësisë.

 

1. Nevoja e vazhdueshme për të urinuar

 

Urinimi i vazhdueshëm në shtatzëni shumë shumë theksuar dhe i natyrshëm, sepse foshnja praktikisht përdor fshikëzën tuaj si mbështetës. Ju mund të bëni disa hapa të vegjël për të reduktuar vazhdimisht shkuarjen në tualet gjatë natës. Ju merrni më shumë lëngje në fillim të ditës dhe zvogëloni me afrimin e natës. Ju fokusoheni në bërjen sa më të lehtë të jetë e mundur për t’u kthyer në gjumë pas zgjimit, pasi pushimi cilësor është shumë i rëndësishëm. Një truk i vogël: përdorni drita të zbehta kur shkoni në tualet. Drita e ndritshme mund t’ju zgjojë plotësisht.

 

  1. Pushimi i pasdites

Shpesh jeni shumë të rraskapitur, dhe më pas vendosni të bëni një pushim dhe të zhyteni në gjumin tuaj të pasdites, por sigurohuni që të jetë para orës 15:20. Sepse kjo kohë e gjumit ka më pak gjasa të ndikojë më pas në gjumin e natës (dhe kështu të shmangin nervozizmin që mund të shkaktoj pagjumësi).

3. Probleme të shpeshta me acidin e stomakut

Problemet me tretjen janë si shkak i disbalancit hormonal të shtatzënisë e që rezulton me pagjumësin.

Provoni të hani jo më vonë se dy orë para se të shkoni për të fjetur dhe të shmangni ushqimet pikante. Përpiquni që gjatë gjumit ta mbani kokën të ngritur disa centimetra .

 

  1. Ndjenjë parehatie

Nuk mund të qetësohesh në shtrat? Sigurisht, barku juaj i madh thjesht ju pengon të ndiheni rehat, por nëse jeni veçanërisht të shqetësuar flisni me mjekun tuaj. Sipas Organizatës Kombëtare të Gjumit të SHTETEVE të Bashkuara, një në pesë gra shtatzëna marrin sindromin e këmbëve të shqetësuara.

Nëse e keni kët problem mund të keni munges të hekurit, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e foshnjës tuaj.

 

  1. Gërhasin gjithnjë e më shumë

E gjithë kjo peshë shtesë gjatë shtatzënisë e kombinuar me rrugët e fryra të frymëmarrjes mund t’ju kthejë në gërhitje. Nëse e gjithë kjo ju mban zgjuar gjatë natës, përdorni pika të padëmshme të hundës që do të lejojnë rrjedhje më të mirë të ajrit.

6. Foshnja juaj është zgjuar natën

Foshnjës në bark i pëlqen të lëvizë kur mami është e qetë. Mund të ndihet sikur vogëlushi juaj po kërcen mbi brinjët tuaja, por nuk mund të bëni asgjë për ta parandaluar atë. Mos u shqetësoni, pavarësisht se çfarë mund t’ju thonë të tjerët, vetëm për shkak se foshnja juaj është zgjuar natën gjatë shtatzënisë, kjo nuk do të thotë se ai do të bëjë të njëjtën gjë kur të lindë.

 Qetësohu dhe shijoje lëvizjen efoshnjës tuaj.

 

  1. Jeni e ngarkuar rrethë përgaditjeve për ardhjen e bebit tuaj

Ju jeni vazhdimisht duke menduar për gjërat që duhet bërë dhe lista e tyre është e gjatë.

Por, planifikimet mundohuni ti bëni gjatë ditës.Mundohuni para gjumit të përgatitni një banjë të ngrohtë dhe lexoni një libër. Mos shikoni televizor ose telefon, drita nga ekrani mund t’ju zgjojë, kështu që do të jetë edhe më e vështirë për ju të ktheheni në gjumë. /natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts