“Nëse jeni nxënës të shkëlqyeshëm, do të keni punë dhe shumë para”: Psikologu i famshëm rus Labkovski – si i shkatërrojnë prindërit fëmijët e tyre

Fëmijët e sotëm shpesh kanë shumë detyrime, aktivitete të panumërta jashtëshkollore. Koha e mbushur me këto aktivitete shkurton kohën e kaluar në rrjetet sociale por a e keni pyetur veten se këto aktivitete ua vjedhin edhe fëmijërinë? Ndonjëherë nga një fëmijë pritet të mbajë një barrë të madhe mbi supet e tij për të qenë i suksesshëm, dhe më pas ëndrrat e tij mbyten, fëmija bëhet i ngopur dhe nuk do të ketë më motivim për asgjë. Pikërisht për këtë ka folur psikologu i njohur rus Mikhail Labkovski:

Si rregull, gjithçka fillon me frazën klasike të prindërve: “ai nuk është fare i interesuar për asgjë”. Seriozisht? Një njeri, qoftë edhe fëmija i vogël, që nuk ka interesa fare, vuan nga depresioni. Por një fëmijë që është i interesuar për kompjuterin, futbollin dhe lojërat me shokë kjo tregon se ai ende është i interesuar për diçka.

Pse fëmijët nuk janë veçanërisht të zellshëm në të mësuar dhe, siç thonë prindërit, “kujdesen për të ardhmen e tyre”? Marrja e notave të mira nuk është kusht për të krijuar një personalitet të qëndrueshëm por është marrëzi. Një fëmijë që nuk është i sëmurë (ose i dëmtuar nga prindërit e tij) krenaria e tij nuk është fare e ndërlidht me sukses të shkëlqyeshëm. Fëmijët në klasën e parë shpesh kaplohen nga emocionet, sepse për herë të parë hyjnë në një ambient ku ka një lloj konkurrence. Fëmijët deri në një moshë të caktuar e luajnë këtë lojë me “pesë” ose “yje”, por më pas atyre u duket më interesante loja me topin sesa të bëjnë disa gjëra të mërzitshme për hir të notave në ditar.

Një fëmijë mund të interesohet për njohuri të reja, dhe më pas të mësojë me kënaqësi (kjo nuk ka të bëjë me notat). Ndoshta i pëlqen të shoqërohet, ndaj i pëlqen të shkojë në shkollë. Këto motivime janë normale dhe të shëndetshme. Por kur një fëmijë qan për shkak të notës së dobët dhe përpiqet me të gjitha forcat për të marrë një notë të mirë, kjo tregon se ai ka shumë ankth dhe se ka frikë të humbasë.

 

Të krijoni një gjeni, një milioner, një kampion

Prindërit bëjnë aq shumë presion fëmijës së tyre për të arritur një medalje të artë. Një yll popi ose një shkencëtar me famë botërore. Por më lejoni t’ju jap dy shembuj: Michael Jackson dhe Paul McCartney. Të dy u bënë yje. Njëri u rrah nga prindërit, u detyrua të studionte dhe të punonte deri në rraskapitje dhe krijoi një personalitet super-ambicioz, i gatshëm të bënte gjithçka për të pasur sukses. Rezultati, mendoj, është i njohur për të gjithë. Depresioni, droga, mungesa e vetëpranimit dhe vdekja.

Dhe këtu është Paul McCartney. I pëlqente të luante kitarë. Atij i pëlqeu. Nuk u përpoq shumë, nuk e privoi veten nga argëtimi. Dhe ai fitoi 2 miliardë dollarë.

Pse po e jap këtë shembull? Për më tepër, një fëmijë që nuk detyrohet apo “motivohet” të bëjë asgjë, ka një shans shumë më të madh për t’u rritur i lumtur. Dhe lumturia, për mendimin tim, është në parim më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

 

Talentet janë për argëtim

Shumë prindërve u pëlqen të ankohen, “por fëmija im është aq i talentuar, sa nëse nuk motivohet, do të humbasë të gjitha aftësitë e tij…”. Prindër, kuptoni se talenti është, në teori, një dhuratë, jo një ndëshkim. Nëse fëmija ka një aftësi, le ta zhvillojë atë sipas dëshirës së tij.

Shumë prindërve u pëlqen një “arritje” nga fëmijët e tyre, duke u thënë atyre “ju jeni gjeniu im, ju mund ta bëni!” Kuptoni se talenti është një çështje kreativiteti. Për aftësinë për të medituar, për të dëgjuar muzikën që luan në kokën tuaj. Ose për një interes të parezistueshëm në biologji (formula matematikore, dinosaurët…). Kur ky proces i ëmbël, i mrekullueshëm kthehet në diçka si një garë e lodhshme, e gjithë magjia zhduket. Dhe kështu, me të vërtetë, talenti humbet shpejt, duke mos lënë asgjë më pas.

Në parim, mos i shikoni fëmijët tuaj si plastelinë nga e cila duhet të formoni diçka të bukur me çdo kusht. Ky është tashmë një personalitet dhe, besoni apo jo, një person i gjallë. Me dëshirat dhe nevojat e veta.

 

Si ta ndërtoni të ardhmën e fëmijës tuaj?

Ka mënyra të thjeshta dhe të pakomplikuara për t’i dhënë fëmijës tuaj një zhvillim të mirë dhe të duhur. Lexoni libra me të dhe diskutoni për përmbajtjen e librit. Vizatoni me të, gdhendni nga balta. Shkoni në teatro, ekspozita, muzetë shkencore. Flisni me të për muzikën dhe letërsinë. Dhe, në fakt, asgjë më shumë nuk nevojitet. Sa për pjesën tjetër, le ta kuptojë vetë”./natalmedia.com/

 

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts