Ndikimi i një shokut të keq te fëmija juaj – si të veprosh

Ju e rritni fëmijën tuaj sipas disa bindjeve tuaja, doni të mbjellni vlera dhe virtyte tek ai.
Por pastaj fëmija rritet dhe shkon në shkollë. Dhe atje ai takon miq të ndryshëm, për fat të mirë, një ekip të cilit i beson, me të cilin shoqërohet. Dhe kjo është e mrekullueshme! Çdo prind është i lumtur kur fëmija i tij ka miq. Megjithatë, si gjithmonë në jetë, shpesh hasim në individ që janë pa edukatë. Sigurisht, se ju nga përvoja dhe mosha juaj mund keni aftësi për të vlerësuar rrethin tuaj dhe fëmijës tuaj.

Ja çfarë duhet të bëni kur kuptoni se shoku i fëmijës tuaj ndikon negativisht tek ai:

 Kushtojini vëmendje të gjitha ndryshimeve tek fëmija

Edhe nëse fëmija juaj nuk ju tregon gjithçka që i ndodh gjatë ditës, ju e njihni më së miri fëmijën tuaj. Mund të pësojë një ndryshim në qëndrim, sjellje ose personalitet. Mund të ketë gjithashtu një ndryshim në mësime, në pamje, interes apo hobi. Por nëse vëreni se gjendja shpirtërore e fëmijës suaj po ndryshon ose se ai sillet ndryshe kur është me një shok atëher përfshirja e juaj si prind është e domosdoshme.

Një sjellje e keqe nuk është vetëm pirja e duhanit, por ka mënyra të ndryshme me anë të të cilave fëmijët mund të ndikohen negativisht nga shoqëria. Ndoshta fëmija juaj ka ndryshuar mënyrën se si flet me të rriturit, ndoshta është shumë më agresiv. Ai thotë fjalë fyese, tallet dhe vë në siklet të tjerët. Këto janë ndryshime që duhet t’i kushtoni vëmendje dhe mund të jenë për shkak të ndikimit të bashkëmoshatarëve.

 

Filloni duke bidesuar me fëmijën tuaj

Nëse doni ta kuptoni situatën, duhet të dëgjoni, pa paragjykuar, fëmijën tuaj dhe shokët e tij. Ndoshta ai ka nevojë që ti vetëm ta dëgjosh dhe të mos japësh këshilla.

 

Mos bëj pyetje derisa të marrësh leje për ta bërë këtë

Shumicën e kohës, fëmijët nuk duan dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrjen tonë. Ju mund ta pyesni fëmijën tuaj: “A mendon se unë mund të të ndihmoj?”

Fëmijët shpesh mund të gjejnë një zgjidhje pa ndihmën tuaj, i mjafton prezenca dhe përkrahja juaj.

 

Thuaj atë që mund ta perceptoj fëmija juaj

Përmbajuni fakteve, çfarë ndryshimesh ka pësuar në sjellje.

Për shembull: Jam pak i shqetësuar se sa shumë ke ndryshuar që kur kalon më shumë kohë me shokun tend? Vërej se kalon më shumë kohë në dhomën tënde, duke mos kaluar kohë si përpara me vëllaun tënd?

Por kujdes mos jepni gjykimin tuaj para se ta dëgjoni se çfarë ka për t’ju thënë fëmija, sepse kjo i jep mundësinë fëmijës të përgjigjet pa u ndier sikur duhet të mbrojë veprimet apo miqtë e vet.

 

Bëj pyetje kurioze

Është e rëndësishme se duhet të lini mënjanë mendimin tuaj dhe të bëni të ditur se ka shpresë për të ndryshuar bazuar në atë që fëmija juaj po ju thotë. Përpiqu të bësh pyetje në mënyrë kurioze asesi gjykuese.

Le të fillojnë pyetjet tuaja me: “Unë pyes veten…” Në këtë mënyrë, ju e lejoni fëmijën tuaj të mendojë se si ndihet dhe thjesht të arrijë në një zgjidhje. Është e rëndësishm të kuptohet pse një fëmijë e pëlqen mikun e tij dhe çfarë fiton me këtë miqësi.

Mund të pyesësh: “Çfarë të pëlqen tek ai? Çfarë keni të përbashkët? Çfarë ju pëlqen të bëni së bashku?”

Lëre fëmijën të nxjerrë përfundime dhe të ndërmarrë disa hapa. Kështu që ai do të mësojë të mendojë në mënyrë të duhur për njerëzit që e rrethojnë.

 

Mos i kritikoni fëmijët e tjerë apo prindërit e tyre

Po, mund të jetë një sfidë e madhe, duhet të përqendrohesh te fëmija yt dhe ta mbështetësh.

Nëse dyshoni se fëmija juaj mund të bëhet viktim e bullizmit, atëherë duhet të ndërhyni

Mund të kontaktosh me prindërit e shokut të fëmijës tënd. Nëse shihni se po e “humbni” fëmijën tuaj, bëni gjithçka që mundeni për ta mbrojtur. Është e rëndësishme që t’i dërgoni fëmijës tuaj mesazhin: “Humbja e një miqësie jo të shëndetshme është respekt ndaj vetes, sepse ti je më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.”/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts