Kur mjekët gabojnë…

Shkruan: Dr Ismail Lutolli

Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist Hematolog Onkolog Subspecialist Gastroenterolog

 

Askush nuk ka të drejtë të propozojë abortin për një fëmijë me sindromin Down

Askush nuk ka te drejtë të vendosë që t’ia ndërpres jetën dikujt tjetër.

Këtë të drejtë nuk e ka as mjeku juaj.

Ne, në këtë botë jemi që të ofrojmë dashuri, të ndihmojmë të tjerët, e jo të bëhemi shkas për t’ia ndërprerë jetën dikujt qysh si embrion. Dashuria më e çiltër që më është ofruar dhe që kam përjetuar në profesionin tim si mjek, është pikërisht nga këta fëmijë me sindrom Down.

Ne duhet t’i përkrahim, t’i kuptojmë t’i pranojmë e mbështetim këta fëmijë. Si mjek apeloj dhe i këshillojë të tjerët: Flisni butësisht këtyre fëmijëve me mirësinë e ngrohtësinë tënde në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde. Jep jo vetëm kujdesin, por edhe shpresën, përkushtimin e dashurinë e zemrën tënde për këta fëmijë!

 

Kur mjekët gabojnë…..!

Rasti i nënës së mëposhtme, tregon më së miri gabimin e bërë nga të gjithë ata që e këshilluan të abortonte. Ajo nënë, sot jeton me vajzën e saj të veçantë me sindromin Down, por tërësisht të mrekullueshme. Një nënë e re, vendosi që ta mbajë fëmijën e saj në kohën kur ende ishte shtatzënë, edhe pse doktori i saj e këshilloi ta abortojë, pasi që embrioni ishte me sindromin Down. Ishte nëna ajo që vendosi se nuk duhej të bënte abortin. Por çfarë ndodhi me nënën dhe vajzën që lindi? Sot Emersyn është rritur dhe bën një jetë normale me nënën dhe babin e saj.

Courtney Baker nga Australia thotë se e rriti me dashuri e përkushtim vajzën e saj, pavarësisht këshillës së doktorit, ashtu siç bëjnë nënat për fëmijët, duke mos u penguar aspak gjendja e saj. Courtney Baker thotë: ”Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma jote. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort”. 15 muaj pas lindjes së vajzës, Courtney Baker i ka drejtuar një letër publike mjekut që i tha të abortojë, duke e akuzuar se në periudhën më të vështirë të jetës, ai në vend që ta mbështesë i tha të heqë dorë nga fëmija.

 

Letra e nënës për doktorin:

“I dashur doktor,

Unë kam ardhur tek ju gjatë periudhës më të vështirë të jetës sime. Isha e tmerruar, e shqetësuar dhe e zhgënjyer. Unë nuk e dija se sa e rëndë ishte situata dhe gjithçka doja ishte ndihma juaj. Por, në vend të mbështetjes dhe inkurajimit, ju më sugjeruat një abort. Ju më pyetët mua dhe partnerin tim në qoftëse ne kishim kuptuar se si vajza jonë me sindromin Dwnn do të ulte cilësinë e jetës sonë. Na sugjeruat që të rishqyrtojmë vendimin tonë për të vazhduar shtatzëninë. Periudha më e vështirë e jetës sime ishte për shkak se ju nuk e thatë të vërtetën asnjëherë. Vajza ime e vogël ishte e përsosur.

Unë nuk jam e zemëruar. Unë jam vetëm e trishtuar. Unë jam e trishtuar sepse jeni tmerrësisht i gabuar kur thoni se një fëmijë me sindromin Down mund të përkeqësojë cilësinë e jetës sonë. Dhe unë e kam zemrën të thyer për mendimin që ju mund ta thoni edhe sot, për një nënë. Por më së shumti, unë jam e trishtuar për faktin se ju kurrë nuk do të keni privilegjin të dini për vajzën time, Emersyn. Sepse, Emersyn jo vetëm përmirësoi cilësinë e jetës sonë, por ajo ka prekur zemrat e qindra njerëzve. Ajo na dha një vendosmëri dhe gëzim që janë të pamundura për tu përshkruar. Ajo na dha buzëqeshjet më të mëdha, të qeshura, puthjet më të ëmbla që kam marrë ndonjëherë. Ajo ka hapur sytë e mi për bukurinë e vërtetë dhe dashurinë e pastër.

Lutja ime është kur të shihni fëmijë të tjerë me Sindromin Down, të strukur në barkun e nënës, më mbaj mend mua dhe thoni: “Fëmija juaj është absolutisht i përsosur”/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts