Delfinët kanë një neokorteks më të zhvilluar se njerëzit

Ata kanë vetëdije, procese të ndërlikuara të të menduarit dhe i japin njëri-tjetrit emra personal, unik dhe një lojë të vetëdijshme gëzimi.

Ata shpëtojnë njerëzit e mbytur, vendosin sonarin pikërisht në vendin e sëmurë të personit dhe e trajtojnë atë, ata fjalë për fjalë bëjnë një trajtim shërues.

Ata komunikojnë dhe bien dakord, flasin, këndojnë, nuk kanë hierarki dhe nuk janë të dhunshëm.

Ata janë shumë emocionalë, kanë dhembshuri të madhe dhe mund të vuajnë.

Delfinët kanë sy fleksibël dhe besohet se shikimi i tyre është po aq i mirë nën ujë sa edhe sipër tij. Megjithatë, ndërsa janë nën ujë, delfinët përdorin gjithashtu ekolokimin për të plotësuar informacionin rreth rrethinës së tyre.

Delfinët nuk flenë kurrë. Gjysma e trurit të tyre është gjithmonë zgjuar dhe pas dy orësh aktiviteti kalon në gjysmën tjetër.

Përveç njerëzve, delfinët janë speciet e vetme të kafshëve që zhvillojnë një formë natyrale të diabetit të tipit dy.

Meshkujt mbledhin alga deti nga të cilat bëjnë një buqetë me lule dhe ia sjellin femrës së tyre të dashur.

Delfinët kanë aftësinë për të njohur, kujtuar dhe zgjidhur problemet, gjë që i bën ata një nga krijesat më inteligjente në planet. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts