Barbi që thyen tabutë

Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli

(Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Instruktore e liçensuar për gratë shtatëzëna, nëna të porsalindura dhe për gjidhënie

Specialiste në subspecializim për infertilitet)

 

Koleksioni më i ri i kukullave Barbi, thyen tabutë, i kalon të gjithë kufijtë e idealeve të bukurisë dhe tregon për rëndësinë e diversitetit.

 

Kukulla, dikur e destinuar për të ju imponuar vajzave idealet e pamundura të bukurisë, këmbët jo natyrshëm të gjata, belin tepër të ngushtë dhe më shpesh flokët dhe sytë bjond, ka ndryshuar shumë filozofinë e saj në vitet e fundit. Pas Koleksionit Inspiring Women, i cili përfshin fytyra të famshme si Elle Fitzgerald, Rose Parks dhe Maya Angelou, tani, marka vazhdon përpjekjet e saj për të ndryshuar mendjen për atë që do të thotë të “dukesh si Barbie”.

 

Gjegjësisht, në 2021 ata shkojnë një hap më tej me linjën e re të kukullave Fashionistas, e cila përmban Ken-in e parë në një karrocë (marka gjithashtu do të zgjerojë gamën e saj të aksesorëve të karrocave, duke përfshirë një devijim që mund të përdoret me Barbie Dreamhouse), kukullën e zezë Ken, një kukull me flokë natyral dhe një Barbie me vitiligo në lëkurë të errët.

No photo description available.

Por kjo nuk është e gjitha. Linja Barbie Fashionistas përfshin më shumë se 175 modele, dhe në përzgjedhjen e kësaj kukulle për fëmijë ato ofrojnë nuansa të ndryshme të lëkurës, ngjyrës së syve, ngjyrën dhe formën dhe teksturën e flokëve dhe vijën e trupit. Pra, ne kemi një Barbie të shëndoshë me kthesa, Barbie të imët ose të ulët dhe jashtëzakonisht të lartë. Djemtë ose Ken kanë flokë të ndryshëm si burra, me shenja në fytyrë, ata janë të racave të ndryshme, dhe kur flasim për kufizime fizike, ekziston edhe Barbie me një protezë në vend të këmbës.

No photo description available.

Në një deklaratë, Lisa McKnight, nënkryetare e lartë dhe udhëheqëse globale e Barbie dhe Dolls, tha: “Si linja më e larmishme e kukullave të modës në treg, ne marrim përgjegjësi të madhe në pasqyrimin më të mirë të botës përreth nesh dhe e dimë se ka shumë përfitime pozitive te fëmijët nga ekspozimi I kukullave me lloje të ndryshme të toneve të flokëve, aftësive dhe shumë të tjera. Ne jemi krenarë që ofrojmë një gamë edhe më të gjerë zgjedhjesh të ndryshme me linjën më të fundit të Barbie Fashionistas, në mënyrë që gjithnjë e më shumë fëmijë të shohin pasqyrimin e individualitetit dhe unikalitetit në botë.”/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts