A ndikon ushqyerja me gji në shfaqjen e kariesit tek fëmijët?

Nënat të cilat ushqejn fëmijët me gji shpesh ndeshen me pretendimin se ushqyerja me gji shkakton karies tek fëmijët. Kjo deklaratë nuk është e vërtetë.

Deri më tani, kërkimet shkencore statistikore nuk e kanë konfirmuar lidhjen mes ushqyerjes së zgjatur me gji dhe kariesit. Përkundrazi krahasimi i efekteve të formulës dhe qumështit të nënës tregoi se qumështi i njeriut, ndryshe nga të gjitha markat e qumështit formula, nuk ul vlerat e pH në gojën e fëmijës. Qumështi i përshtatur përmban sheqerna të shtuara që gërryejnë rëndë smaltin e dhëmbëve. Qumështi i njeriut nuk është shkaktar i kariesit nëse burimet e tjera të karbohidrateve nuk janë të pranishme në dietën e fëmijës. Qumështi i gjirit përmban antitrupa IgA dhe IgG dhe shumë laktoferinë, të cilat parandalojnë zhvillimin e baktereve.

 

Çfarë është Streptococcus mutans?

Streptococcus mutans është një bakter që me higjienë jo të duhur shkakton karies.

Foshnjat dhe fëmijët infektohen me këtë bakterie nga prindërit e tyre dhe të rriturit e tjerë, bakteret mund të transmetohen gjatë puthjes ose duke përdorur enët e përbashkëta.

Gjatë ushqyerjes me gji, thithka është thellë në gojën e fëmijës dhe qumështi shtrydhet drejtpërdrejt në pjesën e pasme të gojës. Fëmija duhet, përpara se ta tërheqë sërish, të gëlltisë qumështin menjëherë. Nëse pi nga një shishe, qumështi i rrjedh në gojë. Nëse fëmija nuk e gëlltit qumështin menjëherë, ai derdhet në të gjithë gojën dhe rreth dhëmbëve.

 

Gjenetika familjare

Kariesi kërkon ndërveprimin e tre faktorëve: mjedisit, strukturës së dhëmbëve dhe mënyrën e të ushqyerit. Nuk mund të ndikojmë shumë në mjedis (flora e gojës) dhe as në strukturën e dhëmbëve, e cila është e trashëgueshme. Higjiena e duhur është e rëndësishme, e cila duhet të fillohet tashmë gjatë shtatzënisë dhe menjëherë pas daljes së dhëmbëve të parë. Prindërit që pastrojnë dhëmbët rregullisht janë një shembull i mirë për fëmijët e tyre. Ata gjithashtu duhet të vizitojnë dentistin rregullisht.

 

Kujdesi i duhur i dhëmbëve

Menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë, dhëmbët dhe mishrat duhet të pastrohen rregullisht. Dhëmbët e një fëmije mund të pastrohen në mënyrë efektive me një copë gazë ose një peshqir të vogël të butë. Njoftone fëmijën tuaj me furçën e dhëmbëve herët dhe lëreni që t’ju imitojë kur lani dhëmbët. Sipas rekomandimeve të dentistit, prindërit duhet të pastrojnë dhëmbët e fëmijës së tyre të paktën deri në moshën dhjetë vjeç.

 

Ushqimi i duhur

Një mbrojtje shumë efektive kundër kariesit është një dietë e duhur dhe e shëndetshme. Fëmijët që konsumojnë ushqime të larmishme dhe të shëndetshme janë më rezistent ndaj baktereve. Në vend të lëngjeve dhe çajrave të ëmbël, ofroni fëmijës tuaj ujë të thjeshtë. Veçanërisht të dëmshme janë ëmbëlsirat dhe karamele të forta të cilat dëmtojnë dhëmbët, pH bie, dhe bakteret kanë kushte ideale për rritje./natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Të ndryshme