Djali im 6 vjeç ka filluar klasën e parë, dhe e ka marr shumë me stres pjesën e të ulurit?

Pyetje:

Përshëndetje!

Djali im 6 vjeç ka filluar klasën e parë, dhe e ka marr shumë me stres pjesën e të ulurit për të bërë detyra dhe për të mësuar, është shumë i shpërqendruar bëhet shumë nervozë ,gjithashtu dhe unë bëhem nervozë mundohem të kontrolloj vetën po ndonjehër nuk mundem nuk di si të veproj theksoj që është fëmijë shumë i shkathët dhe intelegjent por priton shumë.

Përgjigje:

Përshëndetje!

Zakonisht kur fëmijët fillojnë klasën e parë dalin në pah problematika të ndryshme për shkak dhe të ndryshimit të strukturës së tyre ditore dhe ‘përgjegjësive’ të reja që marri ata. Ndonjëherë prindërit shqetësohen se fëmija nuk po na bindet dhe presin që ta bëjnë kalimin mënjehërë. Por ndonjëherë harrojmë se atyre u duhet të heqin dorë pjesërisht nga lojrat dhe aktivitetet e tyre të mëparshme për t’i bërë vend bërjes së detyrave dhe mësimeve. Ky proces përshtatjeje ndonjëherë mund të jetë më i lehtë, sidomos kur fëmija është përgatitur gradualisht për këtë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Ajo që mund të vëzhgosh është nëse shpërqendrimi dhe nervozizmi shfaqen kryesisht tek bërja e mësimeve apo nëse është diçka e shtrirë më gjerësisht edhe në aktivitete të tjera. Këtu keni disa këshilla se si të punohët më koncentrimin

-Krijoni mjedisin që i përshtatet fëmijës tuaj. Të kuptuarit se çfarë mjedisi preferon të studiojë fëmija juaj është hapi i parë për të rritur nivelin e përqendrimit tek ai. Mbani gjithçka që kërkohet afër vendit të mësimit, në mënyrë që fëmija juaj të mos ketë nevojë të ngrihet për të marrë asgjë.

-Faktorë të tjerë të jashtëm që duhen shmangur:

Drita shumë e zbehtë/e ndritshme, Temperatura shumë e lartë/e ulët, Presioni i kohës, Fjalët dekurajuese nga të tjerët. Minimizoni shpërqendrimet (TV, njerëzit që flasin, muzikë, telefon). Fëmijët nuk janë të mirë në filtrimin e zhurmës. Prandaj, jepini fëmijës tuaj ambientin e duhur për t’u përqendruar.

-Në vend që t’i jepni fëmijës tuaj lojëra elektronike për të luajtur, jepini atyre lojëra tradicionale fizike. Blini atyre gjëra që nxisin kreativitetin dhe të menduarit përdërisa argëtoheni.

-Ndani detyrat më të mëdha në më të vogla. Ndonjëherë kryerja e një detyre me një hap është dërrmuese për fëmijët. Për ta bëhet më e lehtë kur detyrat që kërkojnë kohë ose ato të vështira ndahen në detyra të vogla të arritshme, në mënyrë që fëmija të ndjejë një ndjenjë të arritjes për përfundimin e një detyre të vogël dhe kjo do ta motivojë atë të vazhdojë. Në rast se kjo situatë zgjat si dhe në rastin kur shqpërqendrimi është më i zakonshëm të rekomandoj të konsultohesh me psikologë në mënyrë që të bëhët vlerësimin dhe trajtimin e këtyre problematikave. Gjithë të mirat!

Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste./natalmedia.com/

 

 *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts