Termi meteoropati (greqisht: meteoron – dukuri qiellore dhe pathos – sëmundje) përkufizohet si një grup simptomash dhe reagimesh që manifestohen kur ka një ndryshim në një ose më shumë faktorë meteorologjikë (temperatura dhe lagështia e ajrit, era, presioni atmosferik, shiu dhe bubullima dhe efekti i jonizimit). Ankesat meteoropatike janë më të theksuara me ndryshime të menjëhershme të temperaturës, presionit atmosferik ose rritje të papritur të lagështisë së ajërit. Faktorë shtesë janë përqendrimi i shtuar i polenit në ajër dhe shfaqja e erërave. Zakonisht, një deri në dy ditë para…