Trishtimi i një martese të dështuar nuk shërohet me një martesë të re

Nëse ke përjetuar një divorc, është krejt normale të kesh një dëshirë për një martesë të re. Por një vendim i tillë a është zgjedhje e duhur? Ndoshta ti do vetëm disa gjëra me partnerin tënd, dhe mendon se ato janë e vetmja gjë që merr në një martesë.

Çdo martesë tjetër është shumë e ndryshme nga martesa e mëparshme.

A je e sigurt në synimet e tua?

Nuk është e drejtë të pyesësh dikë se si të veprosh, por je ti që duhet t’i bësh vetes disa pyetje për t’u bindur plotësisht se ajo që po bën është e drejtë.

Ja disa pyetje që duhesh t’i bësh vetes tënde:

 

  • Cili është motivi i duhur për martesë?

Ndoshta ke frikë të jetosh jetën e vetme. Ndoshta e ndien nevojën për mbështetje financiare ose ndihmë për fëmijët dhe detyrimet familjare. Nëse këto janë të vërtetat e tua, një vendim i tillë nuk është vendim i duhur.

 

  • Je e pikëlluar pas divorcit?

Ka shumë arsye për një divorc.Nëse nuk mund ta pranosh humbjen e një partneri, është e mundur që të kesh humbur besimin dhe të kërkosh ngushëllim te të tjerët.

Trishtimi nuk duhet ngatërruar me një martesë të re. Pastroji ndjenjat para se të hapësh një kapitull të ri të jetës tënde.

 

  • Kush duhet fajësuar për divorcin tuaj?

A e fajëson partnerin tënd për divorcin? A përmend në çdo histori emrin e tij dhe disa nga momentet e tua që të prishën martesën? A ndien zemërim, apo xhelozi ndaj ish-it tënd? Këto janë vetëm disa nga shenjat që tregojnë se nuk je gati për një martesë të re. Nuk ke nevojë të sjellësh mosmarrëveshjet e vjetra e të pazgjidhura në një dashuri të re. Lirohu nga e kaluara dhe pastaj gjej një dashuri të re.

 

  • Sa e vlerëson veten?

Gatishmëria emocionale është shumë e rëndësishme për një martesë të re. Emocionet janë shumë të rëndësishme për të gjitha sferat e jetës, veçanërisht për zhvillimin e një jete të re së bashku.

 

Sa e ke kuptuar thelbin e zgjidhjes së konflikteve në martesë? A je gati të përshtatesh me kushte të reja dhe me një mënyrë tjetër jetese? Sa jeni në gjendje t’i përkushtoheni një partneri të ri dhe t’i siguroni atij gjithçka që i nevojitet? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë një lidhje të ngusht me gjendjen tuaj emocionale.

 

  • A e shijove kohën tënde të lirë?

Përpiqu të shfrytëzosh vetminë, sepse do të kuptosh shumë gjëra, më të rëndësishmën nga gjithë këto se; “a je e gatshme për një martesë të re”. Ti ndoshta dëshiron shumë romancë dhe shumë gjëra të bukura, megjithatë, duhet kohë për të njohur dikë. Mos nxito, mos lejo që të ndikohesh nga rethanat. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts