Arian Salihu

352 viewsPediatri
0 Comments

Përshëndetje Dr. Ismail Lutolli

Të ndjek në rrjetin social Facebook dhe kam parë që jepeni këshilla të panumërta për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, kujdesin ndaj fëmijëve, këshilla për sjelljen e prindërve të ri ndaj fëmijëve etj. 

Për këtë gjë u jam shumë mirënjohës, sepse edhe unë kam mësuar nga këto këshilla, dhe uroj të vazhdoni kështu. 

Si prindër i ri që jam kam hulumtuar kudo në internet dhe nuk kam arritur të gjejë këshilla apo mënyra sesi të sillemi me fëmijët që nuk dëshirojnë të ndërrojnë pelenën apo rrobat. Gjithëçka më del është: Si t’i mësojmë fëmijët të lënë pelenën, e të tjerë matriale që nuk më duhen. E kam diskutuar edhe me mjekun e fëmijëve, ajo ka dhënë: “Që është krejt normale, dhe se ka fëmijë të tillë. Mbase me kohë fillon t’a largoj këtë sjellje”.

Nuk ka rëndësi në çfarë kohe është, fëmija im prapë nuk dëshiron të bëjë këto dy gjëra. Provojë mënyra të ndryshme si : t’i jap hapsirën e saj, t’i sjellë lodëra afër saj, të bëjë sikur ndonjë kafsh, të them sikur po na thërret mami ose edukatorja, t’i them sikur po shkojmë për t’a marrur mamin, të bëjë të qesh ( ajo reagon, por prapë nuk më len për t’a ndërruar). E plotë mënyra të tjera.Të njëjtën gjë bënë edhe gruaja. Raste të rralla janë kur vajza ime pranon këto dy gjëra. 

Nganjëherë nuk po kemi kohë dhe po detyrohemi që këtë të bëjmë me forcë, dhe kjo po na lëndon shumë, ndaj dhe po ju shkruaj. Nëse keni ndonjë këshillë për të më dhënë. 

Me respekt!

Arian Salihu 

SHPËRNDAJE:
Anonymous Asked question 03/02/2023