Dafina Bislini

581 viewsPsikologji klinike
0 Comments

Pershendetje, e kam nje pyetje per Psikologun e Femijeve.

e kam femiun 2 vjeqar.

Eshte me te gjitha gjerat mbrapa. Tash ka fillu me ece ( me ndihmen e fizioterapeutit)  po qka me shqetson shume eshte qe me motorik eshte shume mbrapa.

Nuk e fol as edhe nje fjale te vetme ( sipas Neurologut do te flas po njeher do mesohet me ece)

Nuk e kupton fjalen ama,merre,eja,

nuk e kupton kur luajm me lodra (shembull lodra me kube qe futen ne vendin e tyre) ia tregoj se ku vendoset po nuk ka interesim.

kur do qe te vi ne nje vend ma kap doren , kur do qe ti hapi diqka ma jep ne dore qe ta hapi.

po tjeter nuk di.

Jam shume ne merak dhe nuk di se ku ta dergoj ose qka i mungon.

faleminderit

SHPËRNDAJE:
Autor Answered question 15/12/2022
0

Përshëndetje! Faleminderit për pyetjen. Zhvillimi i vonuar është një gjendje kur fëmija nuk arrin zhvillimin e përshtatur sipas moshës. Fillimisht duhet ditur se nga vijnë këto vonesa, shkaqet mund të jenë të ndryshme:

•Faktorët gjenetik,

•Problemet perinatale, siç është lindja e parakohshme, trauma gjatë aktit të lindjes, asfiksimi, infeksionet neonatale.

•Probleme metabolike të lindura apo të shfaqura më vonë.

•Çrregullime neurozhvillimore.

•Probleme me nxënien (të mësuarit).

•Çrregullimi dhe mungesë të vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

•A ekziston ndonjë problem fizik: mungesë e dëgjimit apo shikimit.

Vetëm pasi të bëhet një vlerësim i tillë mund të dihen shkaqet dhe mënyra e punës me fëmijën. Më pas, krijohet një plan mbështetës për intervenuar ne stimulimin e zhvillimit të fëmijës. Është gjithmonë e nevojshme që asistenca të bëhet në bashkëpunim me prindërit dhe profesionistët.

Përveç punës së drejtpërdrejtë me fëmijën, roli i profesionistit është gjithmonë t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë fëmijën tuaj, të përmirësoni aftësitë tuaja stimuluese të zhvillimit. Fëmijët me vonesa në zhvillim kanë nevojë për më shumë kohë për të përvetësuar aftësi të reja. Mënyra se si ata mësojnë diçka të re mund të jetë pak më ndryshe dhe të kërkojë mbështetje shtesë. Tre vitet e para të fëmijës janë tepër të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

Ajo çfarë ndodhë gjatë kësaj periudhe do ta ndjekë fëmijën edhe më vonë në jetë. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të vërehen sa më herët shenjat e zhvillimit të vonuar, dhe menjëherë të fillohet me trajtimin për kapërcimin e problemeve ekzistuese. Sa më herët të fillohet me intervenimin dhe trajtimin e problemit aq më të mira do të jenë rezultatet përfundimtare. Si përfundim, prindi duhet të jetë i informuar se askush nuk mund ta dijë që në fillim se sa do të jetë maksimumi i zhvillimit që do të arrihet tek fëmija. Por një gjë është e sigurtë, nëse trajtohet, sigurisht që do të ketë përmirësim.

Gjithë të mirat!

Pukjana Geci: Psikologe dhe terapiste

SHPËRNDAJE:
Autor Answered question 15/12/2022