Kujdes si flisni me një grua shtatëzënë!

Të gjitha gratë shtatzëna e shijojnë shtatzëninë e tyre. Megjithatë, me shtatzëninë vijnë një sërë pyetjesh tepër personale dhe kureshtare, prekje barku, komente për peshën dhe madhësinë e gjoksit.

Fatkeqësisht, historia nuk përfundon këtu.

Gratë shtatzëna dëgjojnë gjithashtu mendime të ndryshme se çfarë lloj ushqimi duhet të hanë, nëse duhet të veshin taka të larta dhe çfarë stili veshjesh duhet pasur. Eksperti i mirësjelljes Thomas Farley ofron një rregull të thjeshtë për atë se çfarë dhe si t’i qaseni një gruaje shtatëzënë “Përpiquni t’i mbani pyetjet kureshtare për veten tuaj”.

Çfarë nuk duhet t’i shtrohet pyetja një gruaje shtatzënë?

Pyetja e parë që mund të shkaktojë problem është pyetja nëse gruaja është shtatzënë apo jo. Me një pyetje të tillë, ju mund të lëndoni një person që përpiqet të mbetet shtatëzënë ose një nënë që ka lindur kohët e fundit dhe ka peshë të tepërt.

Komentet dhe çdo diskutim për peshën janë krejtësisht të papërshtatshme.

Gjithashtu, pyetja nëse shtatzënia ishte planifikuar apo nëse nëna planifikon të ushqejë fëmijën me gji është gjithashtu shumë e pakëndshme. Kjo, natyrisht, nuk vlen për të afërmit ose miqtë e nënës së ardhshme.

Një tjetër gjë që është e pakëndshme për një grua shtatzënë është prekja e barkut. Nëse nuk keni marrë leje prej saj – mos e bëni kurrë këtë gjë!

Si të shmangni pyetjet e pakëndshme?

Mbani në mend se, sipas shumë grave, rregullat më të zakonshme të sjelljes së mirë ndaj një gruaje shtatzënë shkelen nga familja, më pas të njohurit dhe në fund miqtë. Nëse ata fillojnë t’ju bëjnë pyetje të pakëndshme, mos u zemëroni me ta, por bëjini të ditur se nuk ndiheni rehat kur ata e bëjnë këtë. Këshilla e Farley është që çiftet të flasin me njëri-tjetrin dhe të gjejnë një kompromis se çfarë të flasin gjatë shtatzënisë dhe çfarë jo.

Nëse doni të dini gjininë dhe emrin e fëmijës, mos ngurroni të flisni për këtë, por nëse dëshironi që të mbetet sekret, tregojini bashkëbiseduesit kurioz. Nëse pyetja është shumë e pakëndshme ose e dhimbshme, thuaj se nuk dëshiron të flasësh për të dhe shumica e njerëzve do ta kuptojnë se po reagojnë tepër.

Prekja e barkut – po apo jo?

Më së miri do të ishte të prisni derisa vetë gruaja shtatzënë t’ju ftojë t’i prekni barkun, gjë që ndodh shumë më shpesh nga sa mund ta imagjinoni. Me shumë mundësi, ajo do të marrë vetë dorën tuaj dhe do ta vendosë aty ku është foshnja. /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts