Konsumoni këto 6 fruta për një gjumë më të mirë

Edhe pse disa besojnë se frutat nuk janë zgjedhja më e mirë për darkë, mirëpor ka pemë që ndihmojnë për një gjumë më të mirë.

Ja çfarë duhet t’u ofrohet të vegjëlve për gjumë më të mirë.

Banane

Edhe pse besohet në mënyrë të justifikueshme se një banane siguron energji, kështu që konsumohet nga atletët në momentet kyçe kur kanë nevojë për energji, banania ka edhe një rol tjetër. Kur konsumohet para gjumit, ajo mund të veprojë në mënyrë të ngjashme me melatoninën dhe t’i ndihmojë njerëzit të flenë mirë. Bananet janë fruta me nivele të larta magnezi dhe kaliumi, të cilat mund të relaksojnë muskujt, si dhe tryptophan, i cili shndërrohet në serotoninë në trup dhe mund të ndihmojë në qetësimin e trurit.

Qershitë

Lëngu i qershisë përmban melatonin, prandaj është një zgjedhje e shkëlqyer për përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Ananasi

Ananasi përmban melatonin, vitaminë C, magnez dhe fibra, të cilat mund të ndihmojnë në rregullimin e ciklit të zgjimit të shpesht nga gjumi. Ai gjithashtu përmban bromelain, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve për shkak të vetive të tij anti-inflamatore dhe mund të kontribuojë për një gjumë të qetë.

Kiwi

Kiëi është i pasurë me vitaminë C dhe stimulon gjithashtu prodhimin e serotoninës. Vitamina C dhe nivelet më të larta të serotoninës do të nxisin relaksimin dhe janë vakti perfekt para gjumit.

Portokalli

Sheqernat natyrale që gjenden në këtë frut të shijshëm mund t’i japin trupit dhe mendjes një nxitje afat-shkurtër pak para se të flenë, në mënyrë që të jenë më të gatshëm për t’u çlodhur. Për shembull, diçka si të hidhesh mbi krevate para se të bien në gjumë.

Mollët

Fibrat dhe sheqernat natyrale në mollë mund të ndihmojnë në shmangien e pagjumësisë – ato mund të ndihmojnë edhe në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e humorit të përgjithshëm. Kështu që fëmija juaj do të shkojë në shtrat duke buzëqeshur!/natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts