Pyetje: Unë mbaj mace dhe jam shtatzënë. A ka sëmundje që mbarten nga macja dhe a janë të rrezikshme? Përgjigje: Macet si kafshë shtëpiake janë shumë të dashura por jashtëqitja e tyre mund të infektojë me Toxoplasmose, që në rastet e infektimit të gruas shtatzanë mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fetus. Nëse keni mace, atëhere duhet të kontrolloheni nëse jeni e imunizuar. Nëse jo, ju duhet të pastroni me shumë kujdes vendin ku macja del jashtë, vetëm me doreza, ose më mirë t’ia lini këtë ta bëjë një personi…
Category: GJINEKOLOGJI
Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë?
Pyetje: Mjeku im më ka thënë datën e lindjes, sa është e sigurtë që kam për të lind në atë datë? Përgjigje: Shumica e grave nuk lindin në terminin e përllogaritur të lindjes. Vetëm rreth 4 % e gjithe grave shtatëzëna lindin vërtetë në ditën e parashikuar. 63 % e lindjeve ndodhin në tre javët që rrethojnë datën e parashikuar, po duhet thënë se, dy javë me pare dhe dy javë më vonë, vlerësohen gjithnjë si normale”. Duke qenë se një shtatzani zgjat mesatarisht 281 ditë, dhe llogaritet që nga…
Jam shtatëzënë – sa është e rrezikshme për bebin fjetja në shpinë?
Pyetje: Jamë shtatëzënë dhe kam dëshirë të fle në shpinë, më kanë thënë që nuk është mirë për bebin. Sa është e rrezikshme për bebin? Përgjigje: Ndoshta edhe gjinekologët ju kanë thënë se gjatë muajve të fundit të shtatzënisë duhet të flini në krah. Gjatë kësaj periudhe është e pamundur të flini me bark por as ne shpinë ndonjëherë nuk është e rehatshme të flini. Ky pozicion mund të ushtrojë presion mbi enët e gjakut që kthejnë rrjedhjen e gjakut drejt zemrës dhe kështu duke kufizuar edhe rrjedhjen e gjakut drejt…
Sa është e rrezikshme për bebin ftohja e nënës gjatë shtatzanisë?
Pyetje: Jam shtatëzënë dhe jam e ftohur dhe po kollitem shumë, po teshtij dhe po shfryj hundët shpesh. A ka rrezik për bebin kolla e vazhdueshme? A ka rrezik për të lind para kohe? Përgjigje: Një barrë e shëndetshme, pra nëse nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, e duron pa problem një rritje të presionit me tendosje të muskulaturës së barkut gjatë kollitjes, teshtitjes apo fryerjes se hundëve. Mësohuni që gjatë teshtitjes të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e komblikut e jo gjithë shtërngimi të shkojë në muskujt e barkut. Kjo,…
A KA PROBLEM NËSE E MBAJ PIERCING-UN NË THITHKËN E GJIRIT GJATË SHTATZËNISË DHE GJIDHËNIES?
Përgjigjet: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet, e gjeni në komentin e parë. Pyetje: A ka problem nëse e mbaj piercing-un në thithkën e gjirit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies? Përgjigje: Duke qenë se gjiri rritet shumë gjatë shtatzanisë dhe thithkat bëhen shumë të ndjeshëm, piercing në thithkën e gjirit zakonisht bëhet shumë i parehatshëm gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye, shumë gra e heqin atë që në fillimet e shtatzanisë madje mjekët duhet ta rekomandojnë këtë. Kujdes! Në asnjë mënyrë nuk duhet të ushqehen bebi…