Nëse do t’i kishit kushtuar vëmendje të mjaftueshme fëmijëve, nuk do të ishin të pabindur dhe agresiv

Në epokën e sotme dixhitale, fëmijët janë të ekspozuar ndaj stimulimit të vazhdueshëm vizual, i cili mund të ndikojë në aftësinë e tyre për të dëgjueshëm. Këto mund të kenë pasoja negative në përqendrimin, krijimtarinë dhe zhvillimin emocional të tyre. Të kuptuarit e botës përreth tyre dhe komunikimi me të tjerët varet jo vetëm nga përvojat vizuale, por edhe nga aftësia e fëmijës për të dëgjuar dhe adoptuar informacione përmes tingullit dhe fjalimit.   Të rriturit luajnë rol kyq në zhvillimin e kësaj aftësie tek fëmijët Rekomandohet që prindërit të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Vjehrra e mençur!

Shkruan: Dr Ismail Lutolli Vjehrra e mençur nuk i thotë kurrë nënës së re (nuses) “ti nuk di, ti ske qumësht të mjaftueshëm për të mbajtur foshnjën në gji, ti nuk di të kujdesesh si duhet për foshnjën” Vjehrra e mençur vazhdon të jetë “nënë e dashur”, për nusen e saj që sapo është bërë nënë. Vjehrra e mirë vazhdon të inkurajon nënën e re, që çdo gjë mund dhe duhet t’ja bëjë vetë fëmijës si dhe vazhdon t’ja kujtoj se ajo është nënë e shkëlqyer dhe se gjithçka po…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mungesa e vetëvlerësimit është shkaku kryesor i pakënaqësisë

Vetëvlerësimi është themeli mbi të cilin ne ndërtojmë jetën tonë, duke ndikuar në mënyrën se si e perceptojmë veten, ndërveprojmë me të tjerët dhe përballemi me sfidat e jetës. Vetëvlerësimi i qëndrueshëm na lejon të marrim vendime që janë në përputhje me vlerat dhe dëshirat tona, pa iu nënshtruar presionit të jashtëm ose pa kërkuar miratimin nga të tjerët.  Kur vuajmë nga vetëvlerësimi i ulët, ne priremi të kërkojmë të meta në veten tonë, të dyshojmë në aftësitë tona, të humbasim mundësi të reja, të kufizojmë ëndrrat tona dhe të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmija nuk po zhvillon fjalë të reja, si të veproj?

Pyetje: Përshëndetje! Kam fëmijën 2 vjeç e 7 muajsh di dhe kupton por tani po e vërej që është më i heshtur, më herët kishte më shumë kërkesa dhe komunikonte më shumë. A është shqetësuese që nuk po zhvillon fjalë të reja, çfarë më këshilloni? Përgjigje: Përshëndetje, janë disa arsye pse fëmijët para moshës 3 vjeçare nuk po kanë progres në të folur, disa nga to janë: -Fëmijës po i ofrohen të gjitha gjërat e gatshme dhe nuk po i lini hapësirë për të “testuar” veten e tij, nuk po…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ngritja e vetëbesimit, hapi i parë drejtë suksesit të fëmijëve

Shkruan: Pukjana Geci Psikologe -Terapiste Të dashur prindër, ne jemi model për fëmijët tanë, ata mësojnë shumë gjëra bazuar në modelimin e sjelljes sonë. Fëmijët mësojnë shumë gjëra dhe ato janë të garantuara kur jepen nga njerëz të dashur dhe njerëz që u besojnë. Njeriu ka nevoja themelore psikologjike që në fëmijëri dhe ato duhet të plotësohen në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e e mirë dhe të kenë një perceptim të mirë për veten, botën, njerëzit dhe jetën e tyre. Nevojat themelore psikologjike janë të ndihesh…

SHPËRNDAJE:
Read More

Luksi i jetës është të ruash paqen tënde si një thesar më të çmuar!

Të jetosh do të thotë thjesht të ekzistosh, edhe kur përballesh me sfida që kërkojnë zgjidhje komplekse, të jesh i vetëdijshëm se gjithçka mund të zgjidhet në një mënyrë të thjeshtë.   Do të thotë të mos jetosh në të kaluarën të kaluarën, të vazhdosh pa marrë parasysh pasojat që krijoi dita e djeshme. Luksi i jetës është të kesh historinë tënde, unike dhe të papërsëritshme, me personazhe që i zgjedh vetë. Nëse vëreni se dikush po sjell dramë të panevojshme në jetën tuaj,largohuni nga ata me mirësjellje. Ai mund…

SHPËRNDAJE:
Read More

Të kesh një vajzë është një dhuratë, por edhe një përgjegjësi e madhe

Dhe ne duam t’i japim botës femra të forta, të dhembshura dhe të motivuara.   “Unë të dua pavarësisht se çfarë ndodh.” Mos thuaj: “Bëhu e mirë sot” ose “Nëse je e mirë, do të të përqafoj më shumë”. Shembull: « Dua që ta dish se të dua, pavarësisht se çfarë ndodh. Ju do të keni gjithmonë dashurinë time të pakushtëzuar”. Shpjegimi: Dashuria e pakushtëzuar është thelbi i prindërimit pozitiv dhe do të thotë se dashuria jonë për fëmijët tanë nuk varet nga niveli i sjelljes së tyre të mirë.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Dobitë shëndetësore të agjërimit, tri gjëra të rëndësishme që i ndodhin organizmit

Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dietolog -Nutricionist Subspecialist Hematolog;Onkolog Çfarë të hajmë dhe të pijmë gjatë këtij muaji?   Gjatë Muajit Ramazan, agjëruesit agjërojnë nga lindja e deri në përendim të diellit, duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet. Shpeshherë kemi njerëz që nga frika e urisë apo gjendjes shëndetësore të përgjithshme gjatë agjërimit, heqin dorë edhe nga vetë agjërimi si proces. Megjithatë, shumë studime mjekësore të realizuara, kanë konstatuar se rëndësia e agjërimit për organizmin është e jashtëzakonshme dhe dobitë shëndetësore janë të konsiderueshme. Njeriu ka nevojë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Menaxhimi i agresivitetit të fëmijëve, strategji të disiplinimit për shtëpi dhe shkollë

Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Agresiviteti është sjellje e papërshtatshme e individit që shfaqet në mënyra të ndryshme ndaj personave të tjerë, që nga fyerjet, zënkat, gënjeshtrat e deri tek sulmet fizike. Agresiviteti shfaqet qysh herët në fëmijëri dhe më së miri vërehet kur fëmija fillon të shkojë në çerdhe apo kur fillon t’i bashkohet ndonjë grupi social, dhe kjo sjellje agresive e përcjell edhe në moshën e adoleshencës. Shkaktarët e agresivitetit: Studimet psikologjike tregojnë se fëmijët e keqtrajtuar nga prindërit e tyre, bëhen më vonë prindër keqtrajtues për…

SHPËRNDAJE:
Read More

Zhvillimi i të folurit te fëmijët me autizëm

Shkruan: Egzona Maloku – Logopede Kur dikush merr një diagnozë të autizmit, zhvillimi i gjuhës mund të jetë një nga shqetësimet kryesore. Shumë fëmijë në spektër shfaqin një vonesë gjuhësore ose kanë vështirësi për të komunikuar (vështirësi të të folurit). Shumë fëmijë me autizëm përjetojnë sfida dhe pika të forta komunikimi në të gjitha nën-sistemet gjuhësore duke përfshirë pragmatikën, gramatikën, semantikën, sintaksën, fonologjinë dhe morfologjinë si në gjuhën e të folurit ashtu edhe në atë të shkruar. Megjithatë, marrëdhënia midis autizmit dhe zhvillimit të folurit është një temë komplekse veçanërisht sepse nuk…

SHPËRNDAJE:
Read More

Nuk na mungon asgjë sikurse përqafimi i nënës

 Mbështetja dhe dashuria që fëmijët marrin nga nëna bëhen themeli i vetëbesimit formimit të një karakterit të fortë.Megjithatë, kur kjo figurë e çmuar zhduket papritur nga jeta jonë, gjithçka ndryshon. Është e rëndësishme të kuptojmë se asnjë nënë nuk është e përsosur. Gjatë procesit të rritjes së fëmijëve, të gjitha nënat kalojnë nëpër shumë vështirësi mundime të dukshme dhe të padukshme, për disa nga ato flitet mirëpor shumë sakrifica tjera që nënat i bëjnë mbeten pa u vënë re ose edhe më keq harrohen dhe nuk vlerësohen. Është e rëndësishme…

SHPËRNDAJE:
Read More

Disa fakte interesante për binjakët që ndoshta nuk i dini ende

Ne i duam binjakët! Ata janë aq të lezetshëm! Që nga foshnjat, deri më vonë, në moshën madhore, binjakët gjithmonë magjepsin shumë njerëz dhe tërheqin vëmendjene të gjithëve. Në botë lindin tre çifte binjakësh për 1000 lindje. Binjakët identikë kanë të gjitha karakteristikat identike përveç shenjave të gishtërinjve. Në qytetin e vogël Candido Godoi, në Brazil, deri në dhjetë për qind e fëmijëve të lindur janë binjakë. Në Brazil, çdo lindje e njëqindtë është binjake Gratë që hanë më shumë produkte qumështore kanë pesë herë më shumë gjasa të mbeten…

SHPËRNDAJE:
Read More

E vërteta është se këmbët rriten gjatë shtatzënisë! Kërkimet kanë zbuluar pse ndodh ky ndryshim

Një grua gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes, përjeton ndryshime të mëdha fizike. Përveç shtimit të peshës trupore, gjinjtë e çdo gruaje shtatzënë zmadhohen, shikimi mund të përkeqësohet. Shumica e grave shtatzëna thonë se flokët e tyre nuk kanë qenë kurrë aq të trasha dhe të shndritshme sa gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, shumica e grave shtatzëna duan të rrikthejnë peshën e tyre, por ka një pjesë të trupit që nuk do të kthehet kurrë në gjendjen e mëparshme. Këto janë, këmbët që mund të rriten gjatë shtatzënisë. Siç tregon hulumtimi,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pse ndërhyrja e hershme tek fëmijët me autizëm?

Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Njerëzit shpesh befasohen kur dëgjojnë që trajtimi i autizmit mund të fillojë qysh në moshën 18 muajshe. Pse kaq herët?” Autizmi mund të zbulohet tek një fëmijë qysh në moshën 16 – 18 muaj. Një diagnozë e saktë e çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të bëhët me besueshmëri edhe në 18 muaj. Nga këndvështrimi i neuroshkencës, ka prova dhe studime të shumta mbi neuroplasticitetin – nëse ndërhyjmë herët, kemi një shans më të mirë për të ndryshuar trurin në zhvillim. Kjo është…

SHPËRNDAJE:
Read More

Komunikimi është gjithçka, Logopedia është çelësi

Shkruan: Egzona Maloku – Logopede   Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes. Logopedia fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën jo verbale. Roli i logopedit karakterizohet nga një qasje metodike ndaj terapisë së të folurit: nxjerrja e një historie mjekësore dhe kryerja…

SHPËRNDAJE:
Read More