Pershendetje, Ju lutem shikoni kanalin tone ne youtube, dhe gjeni videot tona mbi gjidhenien nga shkolla e gjidhenies tema te trajtuara detajisht per cdo problem rreth ushqyerjes me gji
Lexo më shumëArchives: Answers
Answer
Pershendetje
Pershendetje, ne keto raste kur kemi te bejme me seanca paraprake dhe s’kemi sukses, duhet te ekzaminohet femija nga afer, te shikohet per ndonje pengese eventuale, sa eshte e theksuar Plagiocephaly, sa eshte e theksuar kontraktura e muskulit e shume gjera te tjera. Nuk mund te flas dicka me teper pa e pare bebin nga afer. Shendet e cdo te mire! Olt Aliu, fizioterapeut, poliklinika “Natal”.
Lexo më shumëDafina Bislini
Përshëndetje! Faleminderit për pyetjen. Zhvillimi i vonuar është një gjendje kur fëmija nuk arrin zhvillimin e përshtatur sipas moshës. Fillimisht duhet ditur se nga vijnë këto vonesa, shkaqet mund të jenë të ndryshme: •Faktorët gjenetik, •Problemet perinatale, siç është lindja e parakohshme, trauma gjatë aktit të lindjes, asfiksimi, infeksionet neonatale. •Probleme metabolike të lindura apo të shfaqura më vonë. •Çrregullime neurozhvillimore. •Probleme me nxënien (të mësuarit). •Çrregullimi dhe mungesë të vëmendjes dhe hiperaktivitetit. •A ekziston ndonjë problem fizik: mungesë e dëgjimit apo shikimit. Vetëm pasi të bëhet një vlerësim i…
Lexo më shumëDoke gashi
Përshëndetje, mendoj se duhet shtuar terapinë dhe duhet shikuar gjendjen aktuale të traktit respirator gjegjësisht mushkërive. Nëse bllokimi vazhdon, kjo sjell probleme tjera dhe ndezje të vet mushkërive si dhe problem serioz me marrjen e qumshtit. Ju këshilloj vizitë te pediatri dhe marrjen e terapisë shtesë të domosdoshme. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik
Lexo më shumëAnonim
Përshëndetje, ju uroj për shtatzaninë dhe gjithshtu ju inkurajoj të vazhdoni me gjidhënie me vajzen e parë pasi shtatzania nuk është faktor që duhet të nderpritet gjidhënia menjeherë. Nëse ju ja dilni dhe nuk ndieni vështërsi nuk paraqet asnjë problem që të vazhdohet ende me gjidhënie. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik
Lexo më shumëAnonim
Pershendetje, mund te jene shume arsye pse nje bebe qan ne moshen 6 muajshe. Duhet kontrolle e afert e mbase edhe analiza lab. per te pare a po ecen mbare rritja dhe zhvillimi. Ka rendesi edhe ecuria e deritanishme e bebit tuaj. Nese kemi shtim te mire te peshes trupore, rritje dhe zhvillim te duhur besoj qe nuk ka vend shume per shqetesim. Ne kontrolle do te vleresohet per hapat e rradhes. Dr Ismail Lutolli *Per te mesuar me shume rreth gjidhenies, shkoni videot tona per gjidhenien ne linkun: https://www.natalmedia.com/category/shkollaegjidhenies/
Lexo më shumëAnonim
Përshëndetje, ju lutem, shikoni në web faqen tonë të gjitha videot për gjidhënien të cilat përmbajnë informacione të plota dhe të detajuara në lidhje me këto probleme. Klikoni linkun e bashkangjitur dhe mund të gjeni përgjigje për çdo pyetje tuajen përmes shkollës së gjidhënies të cilën Poliklinika NATAL e ofron falas.. www.natalmedia.com/shkollaegjidhenies.
Lexo më shumëflora
Përshëndetje, Nëse shenja është hemangiomë, ne në Polikliniken NATAL i trajtojmë me mjaft sukses dhe mund të ju ndihmojmë për zhdukjen e plotë të tyre. Duhet kontrollë dhe fillimi i terapisë sa më shpejt për të patur një prognozë të mirë dhe largim të plotë të shenjës. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik St.Gastroenterohepatologji
Lexo më shumëAnonim
Përshëndetje Rasti i djalit tuaj duhet të trajtohet me emergjencë. Ngelja e njërit testis lartë pra jo në qesken scrotale paraqet urgjencë dhe duhet sa më shpejt të intervenohet për zbritjen në vendin e duhur. Shpresoj që nuk jeni vonuar por ju sugjeroj që të mos vonoheni më për asnjë ditë. Pra menjëherë konsultohuni me mjekun Kirurg të fëmijëve dhe pas realizimit të EHO e realizoni edhe intervenimin kirurgjik. Nëse kjo nuk ndodhë pasojat janë të theksuara. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog dhe Onkolog pediatrik St.Gastroenterohepatologji
Lexo më shumëPyetje
Përshëndetje, së pari ju uroj për fëmijën tuaj, shëndeti e mbarësia e përcjelltë tërë jetën. Sa i përket shqetësimit tuaj: ka mundësi që ka gëlltitur nga procesi i gjidhënies një sasi të pakët të gjakut që mund të jetë nga thithkat gjatë gjidhënies. Nëse kjo nuk është, duhet parë në kontrollë të afërt te mjeku Pediater pjesën orale mos ka ndonjë dëmtim të lehtë që ka sjellë deri te prezenca e gjakut. Nëse kjo nuk përsëritet asnjëherë nuk ka vend për shqetësim. Dr Ismail Lutolli Specialist-Pediatër, Subspecialist, Dietolog-Nutricionist, Subspecialist Hematolog…
Lexo më shumëddtrj
Pershendetje, Poliklinika NATAL punon çdo dite nga ora 8:00 deri në ora 20:00 dhe per te bere nje kontrolle duhet lene nje termin paraprakisht. Ju lutem kontaktoni numrin +383 48 370 370 dhe do t’ju ndihmoj dikush nga administrata. Falemnderit!
Lexo më shumë